Pendarovski-Mishel: Liderët e BE-së ta përmbushin premtimin dhe të fillojnë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut

16 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në “Vilën Biljana” në Ohër e mirëpriti kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas së cilës mbajti takim tet-a-tet dhe konferencë të përbashkët për shtyp.

Në vijim është teksti i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

I nderuar kryetar i Këshillit Evropian, i dashur Sharl,

Së pari ta shpreh kënaqësinë time që jam përsëri nikoqiri Juaj, këtë herë në Ohër. Kam me të vërtetë nderin që turneun rajonal e rrumbullakosni pikërisht në Maqedoninë e Veriut.

Vizita juaj në këtë periudhë turbulente për Evropën dhe botën, vetëm disa ditë para Samitit të qershorit të Bashkimit Evropian, dëshmon mbi nevojën e koordinimit të hapave midis Ballkanit dhe Bashkimit duke pasur parasysh nevojën për vendime parimore dhe vendimtare.

Shpresoj sinqerisht se javën e ardhshme në Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian, do ta përmbushin përfundimisht premtimin e vet të marsit 2020 kur Këshilli për punë të përgjithshme mori njëzëshëm vendim që në afatin sa më të mundshëm të shpejtë të fillojnë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut.Sot biseduam mbi faktin se me prolongimin e eurointegrimeve maqedonase lëkundet kredibiliteti i Bashkimit Evropian që njëkohësisht nënkupton edhe zvogëlim të ndikimit të saj midis qytetarëve tanë. Kushtëzimi nga një vend anëtar ndaj një vendi kandidat për anëtarësim për arsye bilaterale jo vetëm që e shkel në mënyrë flagrante premtimin për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor por mund ta komprometojnë tërësisht politikën e zgjerimit dhe të ngrihet në një precedent të rrezikshëm i cili do t’i vërë fundin këtij procesi, i cili me vite është konsideruar si politika e jashtme më e mirë e Bashkimit.

Projekti për Evropën e Bashkuar ka përmbajtur gjithmonë edhe një aspekt të qartë gjeopolitik, por, në këto moment të luftës në kontinent, është theksuar veçanërisht ky dimension i tij. Prandaj për mbijetesë të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian është e domosdoshme përgjegjësia e zmadhuar gjeopolitike veçanërisht te vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....