Takimi i Presidentit Pendarovski me kryetarin e Bashkësisë hebraike, Pepo Levi

13 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti kryetarin e Bashkësisë hebraike, Pepo Levi.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski u informua për aktivitetet dhe projektet aktuale të Bashkësisë hebraike në fushën e arsimit dhe kulturës për bashkëpunimin që e kanë me institucionet shtetërore dhe me Fondin e holokaustit, si dhe për angazhimet dhe planet e tyre të ardhshme.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi përpjekje e tij personale për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me bashkësinë hebraike, nëpërmjet mbështetjes së aktiviteteve të tyre, festimin e përbashkët të festave hebraike dhe ruajtjen dhe afirmimin e kulturës, traditës dhe zakoneve të hebrenjve maqedonas.

Në këtë takim u fol edhe mbi gjendjen aktuale në shtet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, si edhe për kontributin e bashkësisë hebraike në zhvillimin dhe përparimin e përgjithshëm të shoqërisë maqedonase.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....