Pjesëmarrja e bashkëshortes së Presidentit në diskutimin në panel “Kanceri i lëkurës mund të shihet edhe nëse vërehet herët mund të mjekohet me sukses”

20 Qershor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Elizabeta Gjorgievska, sot në Shtëpinë evropiane në Shkup mori pjesë në diskutimin në panel të titulluar “Kanceri i lëkurës mund të shihet edhe nëse vërehet herët mund të mjekohet me sukses”, si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për parandalim dhe zbulim të hershëm të melanonit dhe të karcinomeve të tjera të lëkurës, EUROMELANOMA.

Znj. Gjorgievska theksoi se ngritja e vetëdijes për këtë sëmundje është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse bëhet fjalë për një dukuri alarmante.

“Vlerësohet se nëse vazhdon trendi i njëjtë i kësaj dukurie në rastet e melanomat, deri në vitin 2040 do të ketë 50% më shumë raste të reja, kështu që, në nivel vjetor do të ketë rreth gjysmë milion raste në botë që nënkupton se shkalla e vdekshmërisë do të zmadhohet me 68% përkatësisht rreth njëqind mijë njerëz do të humbnin jetën nga melanomi”, theksoi znj. Gjorgievska.

Bashkëshortja e Presidentit theksoi se duhet të kemi kujdes përditë për lëkurën tonë sepse bëhet fjalë për sëmundje jashtëzakonisht malinje, kurse janë jashtëzakonisht të rëndësishme vetëdetektimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta dermatologe.

“Duhet të mbajmë mend se lëkura mban mend. Prandaj ta mbrojmë edhe ne lëkurën siç na mbron ajo neve”, theksoi znj. Gjorgievska.

Në panel mori pjesë ambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dr. Zorica Zafirovic, dermatovenerologe, Klinika universitare për dermatologji – Shkup, përfaqësuesi dhe koordinatori i EUROMELANOMA në Maqedoninë e Veriut, Filip Nikolovski, student i mjekësisë, Ljupka Nikolovska, paciente me melanomë dhe Dr. Sonja Grazhdani, themeluese e Klubit të mjekëve të rinj.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....