Pjesëmarrje e Presidentit Pendarovski në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

15 Shtator 2020 | Kumtesat

UN Photo/Sophia Paris

Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që fillon sot, më 15 shtator 2020. Për shkak të pandemisë kovid-19 këtë vit sesioni do të mbahet virtualisht, pa prani fizike të liderëve botërorë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Të premte, më 18 shtator 2020 Presidenti Pendarovski nëpërmjet video- mesazhit do të mbajë fjalim në takimin e nivelit të lartë “SDG Moment 2020” ku është paraparë të shqyrtohet përparimi i realizimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në nivel global dhe rajonal, në kontekstin e pandemisë kovid-19. Është paraparë që në këtë takim të përfshihen 20 shefa shtetesh dhe qeverish. Presidenti Pendarovski së bashku me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor është një nga dy shefat e shteteve dhe përfaqësues zyrtar i Grupit Evropianolindor i cili do të marrë pjesë në këtë takim të nivelit të lartë.

Të hënë, më 21 shtator 2020, Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në një eveniment të veçantë të nivelit të lartë, me rastin e 75-vjetorit të formimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet mbi temën “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: Vërtetim i përkushtimit tonë kolektiv për multilateralizmit”.

Presidenti Pendarovski të mërkurë, më 23 shtator 2020 nëpërmjet video-mesazhit do të mbajë fjalim në Debatin e Përgjithshëm në suazat e Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Video-mesazhi do të emitohet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e çdo vendi anëtar. Tema e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: Vërtetim i përkushtimit tonë kolektiv për multilateralizmit – ballafaqimi me kovid-19 nëpërmjet aksionit multilateral efektiv”.

Të enjte, më 1 tetor 2020, Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në takimin e nivelit të lartë me rastin e 25-vjetorit të Konferencës së katërt botërore për gratë, që do të mbahet në temë “Përshpejtimi i realizimit të barazisë gjinore dhe emancipimi i të gjitha grave dhe vajzave”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....