Pjesëmarrje në Forumin “To be secure” (2BS) në organizim të  Këshillit Atlantik të Malit të Zi

11 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në forumin e dhjetë “To be secure” (2BS) në organizim të Këshillit Atlantik të Malit të Zi.

Duke folur mbi temën “Ballkani Perëndimor për 10 vjet” Presidenti Pendarovski theksoi se për një dekadë vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta arrijnë nivelin e sotshëm të zhvillimit të vendeve të Evropës Qendrore vetëm me përkushtim më të madh të BE-së dhe SHBA-së për rajoni, nëpërmjet vlerësimit real dhe jo teknik të proceseve të demokratizimit dhe nëse janë në pushtet fuqitë proevropiane.

Sipas Presidentit Pendarovski, rezultatet më të mira për demokratizimin dhe përparimin e vendeve të rajonit janë arritur me mbështetje dhe udhëheqje nga bashkësia euroatlantike si tërësi.

Sfida për rajonin, tha Presidenti Pendarovski, edhe mandej mbeten sundimi i të drejtës, të drejtat e njeriut, liria e mediave dhe pavarësia e mediave.

Sipas Presidentit Pendarovski, skenari pozitiv për rajonin përfshin fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përshpejtimin e negociatave aderuese të filluara me Malin e Zi dhe Republikën e Serbisë, përparimin e bisedimeve Beograd-Prishtinë, si dhe zmadhimin e përpjekjeve ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Jam i bindur, tha Presidentit Pendarovski, se e ardhmja e Ballkanit do të jetë e ndritshme vetëm me hedhjen poshtë të nacionalizmit, i cili, në të kaluarën, ka shkaktuar mundime dhe shkatërrim.

Në këtë sesion në suazat e forumit, përveç Presidentit Pendarovski, mbajti fjalim edhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....