Presidenti Pendarovski në Varshavë u dekorua me Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, Presidenti Duda me Urdhrin “8 Shtatori”

24 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Varshavë, në suazat e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Polonisë, u dekorua me dekoratën më të lartë polake, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, si simbol i relacioneve të afërta diplomatike dhe politike midis dy shteteve dhe presidentëve dhe si afirmim i miqësisë dhe partneritet maqedonas-polak.

Presidenti Stevo Pendarovski me Urdhrin “8 Shtatori” e dekoroi Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda për kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin dhe në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Polonisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për përfaqësimin e tij të përkushtuar dhe për përforcimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe për thellimin e relacioneve miqësore dhe bashkëpunimet strategjike midis dy vendeve në plan sociokulturor, që kontribuon në proceset demokratike në vendin tonë.

Presidenti Pendarovski po qëndron në vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Polonisë. Me nderime shtetërore dhe ushtarake, në mëngjes në Varshavë është pritur nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, pas kësaj u mbajt takim tet-a-tet i të dy presidentëve dhe takim plenar i delegacionit maqedonas dhe polak.

Presidenti Pendarovski pasdite do të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateuzh Moravjecki, kurse së bashku me Presidentin Duda do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në takimin me përfaqësuesit e odave polake dhe bizneseve dhe me përfaqësuesit maqedonas të sektorit të biznesit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....