Presidenti Pendarovski e vizitoi qendrën transitore Vinojug në kufirin jugor të shtetit dhe përfaqësuesit e Armatës në Mllaz Bogdanci

19 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi qendrën transitore Vinojug – Gjevgjeli, ku bisedoi me përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve të cilat janë angazhuar aty, mbi aktivitetet aktuale, regjistrimin e migrantëve dhe trajtimin e tyre.

Presidenti Pendarovski e vizitoi këndin familjar ku kryhet edukimi i migrantëve. Aty u informua mbi aktivitetet aktuale në lidhje me mbrojtjen e tyre psikosociale dhe shëndetin mental. Në bisedë me një pjesë të personave të cilët i përdorin këto shërbime, Presidenti u njoh me rrëfimet dhe dëshmitë e tyre personale, si dhe me përvojat e deritanishme nga qëndrimi në vend.

Në bisedë me përfaqësuesit e institucioneve kompetente, Presidenti Pendarovski u informua mbi kapacitetet e qendrës transitore, si dhe mbi gjendjen e përgjithshme në kufirin jugor, duke pasur parasysh se ka vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës. Njëkohësisht, u konstatua se gjendja e sigurisë është stabile dhe pa ndryshime të dukshme në krahasim me periudhën e kaluar. Që nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar gati 10 mijë emigrantë, kryesisht nga Siria, Maroku, Afganistani dhe Pakistani. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për forcimin e mëtejshëm të qasjes së përbashkët të vendeve të prekura, mbështetjen në forcimin e kapaciteteve kombëtare, por edhe bashkëpunimin me vendin nga vijnë këta njerëz/

Gjatë vizitës në Vinojug, Presidenti Pendarovski bisedoi edhe me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), agjencia udhëheqëse e Kombeve të Bashkuara për migrimin. Ata e njohën me aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të trajtimit si duhet të migrantëve, të bashkëpunimit ndërkombëtar, gjetjes së zgjidhjeve praktike për sfidat e migrimit dhe të ndihmës humanitare.

Presidenti Stevo Pendarovski pasdite i vizitoi edhe përfaqësuesit e Armatës të cilët janë vendosur në objektin e Mllaz Bogdancit. Në bisedën me ta, ushtarët dhe oficerët e  njohën me aktivitetet dhe angazhimin e tyre në ballafaqimin me kalimet jolegale të kufirit tonë jugor.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....