Presidenti Pendarovski në vizitë në Rajonin e Dellçevës dhe Pehçevës

6 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, dje i vizitoi përfaqësuesit e Armatës në Qendrën operative të Brigadës së parë së Këmbësorisë në fshatin Trabotivishte, Dellçevë, që ishte një nga zonat më kritike të përfshira nga zjarri në shtet.

Përfaqësuesit e Armatës e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet në disa ditët e kaluara dhe mbi aktivitetet e tyre si mbështetje në fikjen e zjarrit në këtë zonë.
“Ajo që e dëgjova tanë nga brifingu i fundit i Armatës është se situata është nën kontroll dhe është e mirë. Unë shpresoj se edhe rrethanat kohore, me më pak erë, në ditët në vijim do të jenë për më mirë. Përndryshe, nuk mund ta kontrollonin këtë në mënyrë të pavarur, Armata ishte praktikisht grushti goditës i përpjekjeve të bashkuara të institucioneve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, megjithatë duhet të them dhe të falënderoj shtetet të cilat na ndihmuan në këto përpjekje të përbashkëta”, theksoi presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski tha se në këtë rajon në 4-5 ditët e kaluara ka pasur më shumë zjarre dhe prandaj edhe pjesa më e madhe e njësive të armatës ishin përqendruar këtu.

“Ne kemi rreth 25 ushtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata do të mbeten këtu derisa të jetë e nevojshme, nëse nevojitet do të sjellim edhe më shumë njerëz. Mendoj se në këtë moment, në kuptimin njerëzor, kemi të ekipuar mirë, kemi mbështetje dhe nga shumë institucione, kuptohet, nuk është vetëm Armata, dhe me përpjekje të përbashkëta mendoj se do të mbajmë situatën nën kontroll derisa të jetë e nevojshme kjo gjë”, shtoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes së dhënë nga Republika e Bullgarisë, nga Republika e Sllovenisë, Republika e Austrisë, Republika e Serbisë. Duke u falënderuar edhe për mbështetjen e Bashkimit Evropian, përkatësisht, të Agjencisë për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë Humanitare, Presidenti Pendarovski theksoi se veni, sot në mëngjes mori qasje te sistemi i përbashkët satelitor i Be-së, që do të kontribuojë theksueshëm për paralajmërim të hershëm për zjarre në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....