Presidenti Pendarovski dhe delegacione nga Kabineti vendosën lule me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore

11 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, sot vendosi lule të freskëta pranë Kompleksit memorial “Varrezat partizane” Butel në Shkup.

Sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski mori pjesë në festimin e Ditës së Kryengritjes Popullore në Kumanovë dhe vendosi lule të freskëta pranë Memorialit përkujtimor.

Delegacione nga Kabineti i Presidentit morën pjesë në festimin e Ditës së Kryengritjes Popullore edhe në Shkup dhe në Prilep dhe vendosën lule të freskëta pranë përmendores “Çlirimtarët e Shkupit” në sheshin para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe pranë përmendores së Metodija Andonov Çento, përmendores së Kuzman Josifovski – Pitu dhe në Tumën e të pamposhturve në Prilep.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....