Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara

22 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot më 22 shtator 2023, të premte, do të mbajë fjalim në Debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet me temë “Rindërtimi i besimit dhe rifillimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i aksionit të Agjendës 2030 dhe të Qëllimeve të saj për zhvillim të qëndrueshëm të paqes, prosperitetit, përparimit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”.

Fjalimi i Presidentit Pendarovski është paraparë në sesionin që fillon në orën 15:00 me orën maqedonase dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt në  Home | UN Web TV  General Debate – General Assembly, 78th session.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, ku Presidenti Pendarovski do ta dekorojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do t’ia dorëzojë dekoratën Sekretarit të përgjithshëm, Guteresh. Organizata e Kombeve të Bashkuara dekorohet me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmën dhe mbështetjen e madhe gjatë ballafaqimit me pasojat nga tërmeti katastrofal i Shkupit dhe për kontributin e vyeshëm për rindërtimin e qytetit të Shkupit, i cili u shndërrua në një qytet të solidaritetit dhe simbol i vërtetë i miqësisë midis dy popujve.

Me aktivitetet e sotshme Presidenti Pendarovski e përfundon pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski nesër të udhëtojë në Çikago, ku nesër më 23 shtator 2023, e shtunë, do të marrë pjesë në mbrëmjen gala humanitare “Rrugët drejt prosperitetit” të organizuar nga Bordi i drejtorëve të “Maqedonia 2025” dhe do ta dekorojë drejtorin ekzekutiv të Boing, Dejvid L. Kalhun me Dekoratën “8 Shtatori”. Kalhun dekorohet për kontributin e tij të veçantë dhe të përkushtuar në zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve strategjike dhe afariste maqedonase-amerikane dhe për përparimin ekonomik të vendit tonë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....