Presidenti Pendarovski e mirëpriti laureatin, fituesin e çmimeve dhe organizatorët e edicionit të 62-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë

27 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti laureatin e sivjetshëm të Mbrëmjeve strugane të poezisë, akademikun Vllada Urosheviq, drejtorin e Mbrëmjeve strugane të poezisë, Todorçe Tasevskin, kryetaren e Këshillit drejtues të Festivalit, Elizabeta Sheleva, fituesin e çmimit “Vëllezërit Milladinovci”, Dimitar Basheski dhe fituesin e çmimit “Urat e Strugës” të UNESKO-s për librin debutues, Gavin Bredli.

Duke ia uruar akademikut Urosheviq çmimin “Kurora e artë”, Presidenti theksoi se ka krenarinë të veçantë, që këtë vit, një nga veprimtarët më të shquar maqedonas të letërsisë dhe kulturës është mbartës i mirënjohjes më të rëndësishme ndërkombëtare në botën e poezisë.

Vepra debutuese e Vllada Urosheqivit është përmbledhja me poezi “Eden drug grad” (Një qytet tjetër” në vitin 1959. Përveç dhjetëra veprave me poezi, ai ka shkruar edhe prozë, përkatësisht romane, përmbledhje me tregime, ese dhe kritika. Një pjesë e poezisë së Vllada Urosheviqit është përkthyer në serbisht, sllovenisht, bullgarisht, frëngjisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, italisht dhe anglisht. Urosheviqi është autor i një sërë përkthimesh të poezisë franceze.

Në këtë takim Presidenti i përgëzoi për organizimin e suksesshëm edhe të një edicioni të festivalit, duke theksuar se Mbrëmjet strugane të poezisë  janë triumf i kulturës dhe traditës maqedonase të cilat e pasurojnë njëkohësisht hapësirën kulturore botërore dhe se shteti ynë është krenar që është nikoqir i një prej festivaleve më të vjetra të poezisë me identitet të njohur në botë. Në këtë takim, Presidenti i uroi poetët për çmimet e marra duke i vlerësuar si mirënjohje për veprimtarinë e tyre poetike dhe letrare.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....