Presidenti Pendarovski e mirëpriti Sekretaren e përgjithshme të Unionit të gazetarëve frankofonë, Zara Naszarian

1 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Zara Nazarian, Sekretaren e përgjithshme të Unionit të gazetarëve frankofonë, e cila është në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e formimit të Shoqatës frankofone të gazetarëve maqedonas si anëtare e plotfuqishme në Shoqatën ndërkombëtare frankofone.

Në këtë takim, Sekretarja e përgjithshme Nazarian e informoi Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet aktuale të Unionit të gazetarëve frankofonë dhe mbi përpjekjet për promovim të shumëllojshmërisë kulturore dhe gjuhësore, si dhe të vlerave evropiane mbi lirinë e fjalës si një nga përfitimet themelore të shoqërive demokratike.

Presidenti Pendarovski duke e përshëndetur formimin e Shoqatës frankofone të gazetarëve në Maqedoninë e Veriut e theksoi rëndësinë e anëtarësimit të gazetarëve maqedonas në këtë Union, si mundësi për bashkëpunim institucional në suazat e Bashkimit Evropian, si edhe për shkëmbim të përvojave në drejtim të zhvillimit të vazhdueshëm të vlerave etike dhe të standardeve dhe parimeve profesionale.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit