Presidenti Pendarovski e vizitoi ekspozitën e Petar Haxhi Boshkovit në lokalitetin arkeologjik Stobi

18 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e vizitoi ekspozitën e veprave të skulptorit të famshëm maqedonas Petar Haxhi Boshkov, të vendosur në lokalitetin arkeologjik Stobi, kurse që është në suazat e projektit “Zbulimi i të ardhmes: Arkeologjia e modernizmit”.

Kjo ekspozitë përfshin rreth dyzet vepra reprezentative nga shumë faza të krijimtarisë së autorit, të cilat përfshijnë një periudhë prej katër dekadash nga viti 1962 deri në vitin 2004.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen dhe e përshëndeti për konceptin e tërësishëm të projektit, i cili kontribuon njëkohësisht në rigjallërimin e Stobit, prezantimin dhe popullarizimin e këtij lokaliteti.

“Nuk duhet të lejojmë të harrohet trashëgimia e artistëve tanë të njohur ndërkombëtarisht. Duke pasur parasysh madhësinë e krijimtarisë të Petar Haxhi Boshkovit, është privilegj të shihen vepra të cilat janë ruajtur për një kohë të gjatë në pronën e tij personale”, tha Presidenti Pendarovski gjatë shqyrtimit të ekspozitës.

Ideja e ekspozitës së skulpturave të Petar Haxhi Boshkovit në lokalitetin arkeologjik Stobi, e ka prejardhjen nga Programi “Stobi – Qytet i gjallë”. Veprat janë ekspozuar në shumicën e lokacioneve specifike në lokalitetin arkeologjik, duke e prezantuar lidhjen midis vlerave moderne dhe antike.

Në suazat e vizitës, Presidenti e vizitoi edhe depon, ku janë prezantuar artefaktet e gjetura arkeologjike në lokalitetin Stobi.

Gjatë vizitës, drejtori i IN Stobi, Spase Perovski, e njohu Presidentin Pendarovski me sfidat dhe prioritetet e lokalitetit arkeologjik, si dhe me idenë për ndërtim të një kompleksi muze.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....