Presidenti Pendarovski e vizitoi ekspozitën “Partizanët rone – fotografi dhe biografi”

26 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi ekspozitën “Partizanët romë – fotografi dhe biografi” autor i të cilës është Daniel Petrovski, kurse e organizon Shoqata e adhuruesve të artit folklorik rom “Romano illo” – Shkup.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 50 luftëtarë romë të cilët kanë marrë pjesë nëpër brigada dhe divizione të ndryshme në LNÇ gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ësht prezantim i hulumtimit shumëvjeçar të autorit, studiues i përkushtuar ndaj kulturës rome, si dhe çështjes rome gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Pendarovski gjatë vizitës në ekspozitën në Shuto Orizarë kishte mundësi të takohet dhe të bisedojë me disa nga familjet e luftëtarëve dhe me vizitorët e ekspozitës.

Qëllimi i ekspozitës është të konfirmojë përkushtimin e luftëtarëve romë për lirinë e shtetit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas hulumtimeve, në LNÇ kanë marrë pjesë të paktën 200 partizanë romë. Tema “Partizanët romë” nga territori i vendit tonë është pjesë e rëndësishme e historisë së romëve që ende nuk është promovuar sa duhet në publik, kurse është në kujtesën kolektive të bashkësisë.

Ekspozita u hap dje në SHTH “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizarë, më 7 nëntor do të vendoset në lagjen Topaana, kurse nga 13 deri më 17 nëntor do të jetë e hapur për vizitorët në Muzeun e Maqedonisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....