Presidenti Pendarovski e vizitoi Shoqatën e personave me aftësi të kufizuar “SOS Vita” – Shkup

7 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski sot e vizitoi Shoqatën e personave me aftësi të kufizuar “SOS Vita” – Shkup, me seli në Komunën e Çairit, si dhe Qendrën e rehabilitimit “SOS Vita Medika”.

Në takimin me Ertan Shaqirin, kryetarin dhe themeluesin e “SOS Vita” – Shkup dhe me anëtarët e Shoqatës, Presidenti Pendarovski u njoh me përpjekjet dhe aktivitetet të cilat i zbaton kjo shoqatë për përparimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe me nevojat dhe sfidat e tyre me të cilat ballafaqohen.

Presidenti u informua se gjatë punës trevjeçare “SOS Vita” – Shkup, shoqata ka ndihmuar personat me aftësi të kufizuar në furnizimin me karrocat përkatëse për invalidë, ndërsa deri më tani ka siguruar rreth 100 karroca për invalidë, kurse shoqata, që numëron mbi 300 anëtarë me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare, kontribuon aktivisht edhe në luftën për qasje të lirë, për shërbime më të mira shëndetësore dhe jetë sociale të personave me aftësi të kufizuar, duke organizuar një numër të madh aktivitetesh humanitare, sportive dhe kulturore. Presidenti maqedonas i vizitoi edhe hapësirat e Qendrës së rehabilitimit “SOS Vita Medika”, ku personat me aftësi të kufizuar marrin shërbime falas për rehabilitim.

Presidenti Pendarovski, duke i dhënë mirënjohje për punën e deritanishme “Vita SOS – Shkup”, e theksoi angazhimin e tij personal dhe mbështetjen pa rezervë për iniciativat e shoqatës. Ai dërgoi mesazh se nevojitet mbështetje e tërësishme dhe marrëdhënie partnere midis shoqatave dhe institucioneve të tilla maqedonase me qëllim të përmirësimit të gjendjes së personave me aftësi të kufizuar, si dhe për ngritjen e vetëdijes për fitimet nga integrimi i këtyre personave në çdo aspekt të jetës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....