Presidenti Pendarovski i dekoroi Bedije Begovskën, Bllagoja Çorevskin, Gjokica Llukarevskin, Olivera Nikollovën, Refet Abazin, Risto Vërtevin dhe Sllobodan Unkovskin me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut

30 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski, në ceremoni soleme që u mbajt mbrëmë në Filarmoni i dekoroi Bedije Begovskën, Bllagoja Çorevskin, Gjokica Llukarevskin, Olivera Nikollovën, Refet Abazin, Risto Vërtevin dhe Sllobodan Unkovskin me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bedija Begovska u dekorua për karrierën e rëndësishme, të frytshme dhe internacionale si një nga aktoret më të njohura të filmit dhe teatrit, që me saktësinë e vet teatrale dhe interpretimin e fuqishëm u ngrit në një nga aktoret kryesore jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë.

Bllagoja Çorevski dekorohet për lojën e jashtëzakonshme të aktrimit me të cilën ka siguruar vend nderi në panteonin e teatrit maqedonas në përgjithësi, aktor me transformim të fuqishëm dhe me shkathtësi për improvizim, aktor tek i cili ballafaqohen njëkohësisht tragjikja dhe humoristikja, komikja dhe dramatikja.

Gjokica Llukarevski dekorohet për karrierën e jashtëzakonshme prej katër dekadash në teatrin maqedonas. Doajenin i aktrimit maqedonas, me fuqi të jashtëzakonshme të transformimit dhe interpretimit të personazheve të ndryshme, nga seriozet te komiket, duke e dëshmuar kështu talentin e vet të jashtëzakonshëm të aktrimit.

Olivera Nikollova është midis prozatoreve më të rëndësishme maqedonase krijimtaria e të cilës karakterizohet me emocion ritmik të jashtëzakonshëm dhe me sensibilitet emocional dhe modern. Nikollova qëndron në kulmin e letërsisë bashkëkohore maqedonase veprat e të cilës tingëllojnë edhe në të ardhmen.

Refet Abazi është një nga aktorët më të rëndësishëm dhe më kompleksë të gjeneratës së mesme, por, njëkohësisht, edhe shkrimtar i jashtëzakonshëm dhe pedagog i frytshëm, si dhe profesor për aktrim. Dekorohet për spektrin enorm të arritjeve si aktor të cilat karakterizohen nga një qasje e thellë, analitike dhe metodologjike.

Risto Vërtev dekorohet për rëndësinë e vyeshme dhe të qëndrueshme në kulturën dhe artin bashkëkohor maqedonas. Ai është krijues i avangardës së muzikës maqedonase dhe një nga kreatorët e valës së re, të guximshme dhe alternative në skenën muzikore maqedonase, që lë një ndikim markant edhe në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në suazat e të cilës renditet lart.

Sllobodan Unkovski dekorohet për rëndësinë enorme, unike dhe botërore në teatrin bashkëkohor. Emri i tij është gdhendur thellë jo vetëm në historinë nacionale të teatrit por edhe në atë botërore, veprat e tij janë kthesë në krijimtarinë e artistëve të veçantë, por edhe të teatrove në përgjithësi.

Në vijim është deklarata e Presidenti Pendarovski në ceremoninë solemne.

Të nderuar mysafirë,
Zonja dhe zotërinj,

Ndër vite kisha nderin t’u jap mirënjohje shumë individëve dhe institucioneve nga fusha e artit dhe kulturës, të jap mirënjohjet më të larta për arritjet e tyre të veçanta me të cilat e obliguan shtetin tonë.  Edhe sot, si edhe më parë, do të dëshiroja të nënvizoj se jemi një vend i vogël, por mund të lëvdohemi me një potencial të jashtëzakonshëm artistik dhe kreativ dhe me autorë dhe artistë të jashtëzakonshëm mbi opusin e të cilëve, mund të themi lirisht, se mbështetet armatura e kulturës bashkëkohore maqedonase.

Sot, edhe shtatë personaliteteve tona të rëndësishme, krijuesve të letërsisë, teatrit, filmit dhe muzikës do t’u japim Dekoratën për Merita për Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën kur u bënë të shpeshta mohimet irracionale të gjuhës maqedonase, një nga treguesit më të mëdhenj të ekzistimit të saj dhe tonit dhe potencialit që e kemi është thesari i madh i veprave të krijuara në atë gjuhë.  Gjatë kësaj, në plejadën e shkrimtarëve tanë të suksesshëm, mjeshtrit e fjalës, hyn edhe vepra origjinale dhe e papërsëritshme e aktores gjithmonë modeste dhe të qetë, por e fuqishme, Olivera Nikollova.

Edhe pse, është pa dyshim një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë maqedonase për fëmijë me librat e të cilës janë rritur, rriten dhe do të rriten breza fëmijësh dhe të rinjsh, edhe veprat e saj kushtuar të rriturve e konfirmojnë si prozatore dorëshkrimi i të cilës, siç thotë kritika, sipas korpusit të vet tematik shumështresor, personazhet komplekse dhe relacionet e tyre të rëndësishme gjithmonë, në një mënyrë të thellë dhe nxitës e prekin të gjithë spektrin e dinamikave shoqërore.    Me dhënien e Dekoratës për Merita kemi mundësi ta falënderojmë për të gjitha faqet e paharrueshme të shkruara që na i dhuroi.

Krijimtaria dramatike është pa dyshim një nga më të eksponuarat, por edhe nga llojet më komplekse letrare.  Por, që një dramë të jetësohet në skenë dhe t’i afrohet publikut, nevojitet magjia e regjisorit i cili së bashku me aktorët i jep jetë veprës dhe e mëshiron në skenë ose para kamerave.  Sot midis fituesve të dekoratave kemi pesë autoritete të larta nga fusha e teatrit dhe filmit.

Pa shkopin dhe vizionin e regjisorit për formësim skenik të veprës dramatike, aktorët nuk do ta kishin mundësi të krijojnë transformojnë dhe rikrijojnë.  Sllobodan Unkovski është një kapitull unik jo vetëm në historinë maqedonase të teatrit por edhe të asaj botërore.  Ai e ngriti teatrin maqedonas dhe kontekstin më të gjerë kulturor në një nivel më të lartë, kurse nëpërmjet mjeshtërisë së tij si regjisor e promovoi kulturën tonë bashkëkohore nëpër botë.  Për gjithçka që është arritur sot, me respekt të veçantë ia japim Dekoratën për Merita.

Idetë dhe përfytyrimet e regjisorëve nuk do të mund të realizoheshin pa ata të cilët u japin jetë personazheve në skenë – pa madhërinë e tij – aktorin.  Pa dyshim një nga mbretëreshat e aktrimit maqedonas, zonja me potencial të jashtëzakonshëm aktrimi, Bedija Begovska i tejkaloi kufijtë tanë dhe ndërtoi një karrierë të respektueshme internacionale.  Është veçanërisht i rëndësishëm kontributi i saj dhe rolet e shndritshme të luajtura në Teatrin Turk.  Begovska është gjithashtu e suksesshme edhe para kamerave ku lë një vulë të veçantë dhe realizon role markante.

Një nga doajenët e aktrimit maqedonas, me realizime të shumta të paharrueshme në teatër, film dhe televizion është Bllagoja Çorevski.  Është impozant numri i roleve të luajtura nga Çorevski, si dhe mendimet e kritikës dhe publikut në superlativ për realizimet e tij.  Përndryshe për mjeshtërinë e aktrimit të tij më mirë flasin çmimet dhe mirënjohjet e shumta të marra prej tij.  Sot kjo listë do të plotësohet dhe pasurohet me Dekoratën për Merita.

Në shumë shfaqje dhe projekte televizive, filmike dhe në radio, Çorevski partner të vet kishte Gjokica Llukarevskin.  Edhe pse për opinionin më të gjerë Llukarevski njihet me rolet me personazhe komike dhe humoristike, ai në vetvete ka edhe një diapazon mjaft të gjerë të personazheve duke krijuar role të suksesshme në zhanre të ndryshme.  Karakteristike për veprën e tij është shprehja e thellë dhe e fuqishme e zërit, kurse kjo mjeshtëri e tij shprehet edhe në sinkronizimet e shumta në të cilat merr pjesë.

Edhe pse është shumë më i ri se aktorët e përmendur, Refet Abazi është tashmë një emër i etabluar dhe me renome në aktrimin tonë me përvojë të pasur dhe karrierë të jashtëzakonshme.  Me origjinalitetin dhe fuqinë e vet të transformimit, ai vepron fuqishëm dhe me bindje në skenë, duke e magjepsur publikun me interpretimin real.  Abazi, përveç se në skenë arrin edhe suksese të rëndësishme në shprehjen letrare, dramaturge dhe prozoike.

Zhanret e ndryshme në muzikën e njohur kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në përditshmëri, në kulturën e gjallë.   Nga drejtimet avangarde deri te tingujt mejnstim , në shtatëdhjetë vitet e fundit janë krijuar vepra të rëndësishme artistike në muzikën e njohur.  Rock’n’rolli sot është një klasikë, por, në atë klasikë jo të gjitha këngët e kalojnë gjyqin e kohës dhe shijet e brezave të rinj.  Si rrallë ndonjë autor jo vetëm në hapësirat tona por edhe më gjerë, Risto Vërtev  me muzikën dhe krijimtarinë e vet krijoi një opus të paharruar poetik dhe të kompozitorit i cili e shënon kulturën avangarde.  Ky është opusi i cili nuk vjetërsohet edhe pse brezat ndryshojnë. Vargjet e këngëve të tij janë shembull për një letër autentike urbane, poetike mesazhet e të cilave i rezistojnë kohës.

Të nderuar,

Para se të fillojmë me dhënien e dekoratave, më lejoni edhe njëherë ta theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerësimit të kulturës dhe artit nacional dhe të autorëve dhe krijuesve vendas.  Falë tyre kemi me se t’i prezantohemi botës dhe të jemi garues në “garën ndërkombëtare të kulturave”.

T’i respektojmë dhe t’i vlerësojmë si duhet këta kolosë tanë nacionalë, sepse kjo është mënyra që të dëshmojmë se respektojmë vetveten dhe se e duam vendin e vet.

Maqedonia nuk jemi ne politikanët, Maqedonia janë artistët e saj.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....