Presidenti Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës arkeologjike maqedonase

17 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës arkeologjike maqedonase.

Në këtë takim, bashkëfolësit e njohën Presidnetin Pendarovski me punën dhe aktivitetet e tyre, ku i treguan edhe sfidat me të cilat ballafaqohet arkeologjia dhe institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe institucionet e arsimit të lartë të cilat kanë programe në këtë fushë. Në këtë drejtim thanë se qëllimi i tyre është puna profesionale në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në fushën e shkencës dhe profesionalizmit arkeologjik.

Presidenti Pendarovski theksoi se puna dhe aktivitetet e arkeologëve kontribuon në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vendin tonë, duke theksuar se duhet të gjendet zgjidhje për funksionimin e tyre normal dhe profesional pa trysni politike apo çfarëdo lloj trysnish.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit