Presidenti Pendarovski i mirëpriti pjesëmarrësit në Maratonën e 36-të të notit në Ohër

26 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, si mbështetës i Maratonës së notit në Ohër, sot i mirëpriti pjesëmarrësit në edicionin e 36-të të maratonës.

Në konkurrencën për meshkuj këtë vit i pari doli Alesio Okipinti nga Italia. Shtegun e gjatë 25 kilometra e ka kaluar me not për 4 orë, 53 minuta dhe 14 sekonda, me këtë kohë, pas shtatë vjetësh, vendosi rekordin e ri të Maratonës së Ohrit.

Karolin Zhui nga Franca është fituesja në konkurrencën për femra. Nga Shën. Naumi deri në bregun në Ohër ka notuar 5 orë, 5 minuta dhe 59 sekonda.

Duke theksuar se të 15-të pjesëmarrësit kontribuojnë për afirmimin e Maratonës së notit në Ohër, Presidenti Pendarovski i përgëzoi notarët për garën e përfunduar me sukses dhe u dëshiroi edhe shumë sfida të suksesshme në not.

Maratona e Ohrit organizohet nga Komuna e Ohrit, Federata Kombëtare e Notit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maratona edhe këtë vit filloi nga kompleksi i  manastirit të “Shën. Naumit”, kurse përfundoi në qendër të Ohrit. Shtegu i notit “Klime Savin” është i gjatë 25 kilometra. Përndryshe, maratona e parë zyrtare në Ohër është mbajtur në vitin 1962 Peshtani – Struga – Ohrit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....