Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar së Norvegjisë, Kristin Melsom

13 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar së Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

Presidenti Pendarovski në fjalim të ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale shprehu kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm midis dy vendeve mike të cilat kultivohen nëpërmjet mbajtjes së dialogut të vazhdueshëm politike. Duke theksuar se Mbretëria e Norvegjisë, edhe pse nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, kontribuon aktivisht në proceset e transformimit evropian të shoqërisë maqedonase, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy vendet si anëtare në NATO, janë aleate të afërme të cilat i shkëmbejnë të njëjta sfida të sigurisë, të bashkuara në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar, të bazuar në rregulla dhe vlera demokratike. Ai vlerëso se ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar dhe hapësirë ​​për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike dhe në këtë kontekst u dërgoi mesazh bashkësive të biznesit dhe odave ekonomike nga të dyja palët që të rrisin tregtinë, të shfrytëzojnë potencialet dhe për të iniciuar investime në sektorin e TI-së dhe në energjetikë.

Ambasadorja Kristin Melsom në fjalën e vet theksoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve bazohen në një themel solid të miqësisë historike dhe theksoi se ato do të vazhdojnë të zhvillohen më tej. Ajo e theksoi angazhimin tonë për reformat në mbrojtje si prioritet i përbashkët në agjendën bilaterale dhe theksoi bashkëpunimin në fushën ushtarako-mjekësore, vizitat e zyrtarëve tanë në Norvegji për trajnime dhe shkëmbim idesh, si dhe bashkëpunimin në kuadër të akademive ushtarake të dy vendet. Ambasadorja Melsom tha se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë integrimin dhe bashkëpunimin në Evropë, duke i vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të vendit tonë në vitet e fundit dhe shtoi se Norvegjia është optimiste se Maqedonia e Veriut do të ketë mbështetje të zmadhuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadores Melsom zbatim të suksesshëm të funksionit të rëndësishëm, fisnik dhe të përgjegjshëm dhe shprehu bindjen se në zbatimin e obligimeve të saj diplomatike do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....