Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Islame të Pakistanit, Mariam Madiha Aftab

27 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Islame të Pakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Mariam Madiha Aftab.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut u jep rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet, për të mirën e popujve tanë, sigurimit dhe përforcimit të paqes në botë, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit ekonomik.

“Më lejoni, në këtë kontekst, t’i theksoj interesin dhe përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparimin e mëtejshëm dhe për zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit me Republikën Islame të Pakistanit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si në plan bilateral, ashtu edhe në plan multilateral”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadorja e sapoemëruar Mariam Madiha Aftab theksoi se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve para pothuajse 20 vjetësh, Pakistani dhe Maqedonia e Veriut ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe të përzemërta dhe shkëmbejnë vlera të përbashkëta dhe përkushtim të fuqishëm në kontributin e përbashkët në ndërtimin e një bote paqësore dhe me prosperitet.

“Pakistani e pret me padurim bashkëpunimin e ngushtë me Maqedoninë e Veriut për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona bilaterale në një sërë fushash, nga ekonomia dhe tregtia, si dhe nga fusha e arsimit, kulturës dhe mjedisit jetësor”, tha ambasadorja Aftab.

Presidenti Pendarovski ambasadores së sapoemëruar të Republikës Islame të Pakistanit, Mariam Madiha Aftab i uroi sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....