Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të Republikës së Francës, Siril Bomgartner

9 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të emëruar të  Republikës së Francës, Siril Bomgartner

Në vazhdim  përcjellim tekstin integral të fjalimit të Presidentit Pendarovski dhe ambasadorit Bomgartner.

Fjalimi përshëndetës i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale nga Siril Bomgartner, ambasador inordinar dhe i autorizuar i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Shkëlqesia Juaj,

Jam veçanërisht i kënaqur dhe i nderuar që edhe në kushte jashtëzakonisht shqetësuese me pandeminë të pranoj letrat kredenciale të Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës Franceze, Emanuel Makron, me të cilin Ju jeni emëruar ambasador inordiner dhe i autorizuar i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më lejoni t’ju përshëndes përzemërsisht dhe t’ju uroj një mirëseardhje të sinqertë në vendin tonë dhe t’ju uroj shumë suksese në kryerjen e këtij funksioni shumë të përgjegjshëm dhe të rëndësishëm.

Vlerësojmë lartë përvojën tuaj të deritanishme dhe konsiderojmë se do të jetë një kontribut i rëndësishëm për pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, për të cilën Ju siguroj se do të gëzoni bashkëpunimin dhe ndihmën tonë të plotë.

I nderuar Ambasador,

Me këtë rast, do të doja të theksoja respektin e madh për marrëdhëniet maqedono-franceze dhe për bashkëpunimin e frytshëm që zhvillohet në shumë fusha me interes të përbashkët, bazuar në miqësinë tradicionale dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Në dhjetor të këtij viti së bashku do të festojmë 27 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve tona. Në krijimin e marrëdhënieve maqedono-franceze rol të rëndësishëm kishin shumë politikanë, diplomatë, shkrimtarë, artistë dhe biznesmenë. Midis tyre është Senatori francez Robert Badenter, veprat e të cilit përgjithmonë të do të gdhenden në shtetformimin e vendit tim.

Vendet dhe popujt tanë gjithmonë kanë qenë afër, duke ndarë vlerën e motos kombëtare dhe forcës lëvizëse të Revolucionit Francez: lirinë, barazinë, vëllazërinë. Të udhëhequr nga ideja se të gjithë njerëzit duhet të kenë të drejta të barabarta dhe të jenë krenarë për historinë, identitetin dhe respektimin e diversitetit kulturor dhe gjuhësor, të dy, gjatë të kaluarës, kanë treguar se ata mund të mbështeten te njëri-tjetri.

Dhe ashtu si në të kaluarën gjatë dy luftërave botërore ne ishim në të njëjtën anë, në anën e drejtësisë dhe lirisë, ashtu jemi tani. Sot, me anëtarësimin e Maqedonisë së  Veriut në NATO, armatat dhe ushtarët tanë ndajnë vlerat e përbashkëta dhe dëshirën për të mbrojtur këto vlera.

Në fakt, shembull pozitiv nuk janë vetëm marrëdhëniet politike dhe marrëdhëniet në mbrojtje, por edhe bashkëpunimi në të gjitha fushat e tjera, duke filluar nga kultura, arsimi, shkenca, vetëqeverisja lokale, punët e brendshme dhe shërbimet e inteligjencës, madje edhe në turizëm  dhe marrëdhëniet midis të rinjve.

Cilësi e veçantë je edhe diaspora jonë në Francë, e cila po rritet me numrin e të rinjve që vendosin të vazhdojnë arsimin në institucionet e njohura të arsimit të lartë.

Vlera e shtuar në marrëdhëniet tona janë anëtarësimi, bashkëpunimi dhe aktivitetet në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, përmes së cilës ne promovojmë kulturën frankofone dhe gjuhën frënge, duke i sjellë ato më pranë bashkëqytetarëve tanë.

E gjithë kjo krijon një bazë të shkëlqyeshme për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, dhe besoj se angazhimi juaj aktiv do të lërë një gjurmë të përhershme në përmirësimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

I nderuar  Ambasador,

Republika e Francës, si një mik tradicional, mbështeste pa rezervë dhe akoma mbështet idetë tona për integrimin e vendeve nga rajoni i Ballkanit në familjen evropiane, dhe në kuadër të kësaj edhe të  Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbështetja dhe ekspertiza që marrim nga qeveria Juaj për procesin e integrimit evropian është me rëndësi të madhe dhe të paçmuar për ne. Maqedonia e Veriut trego se ka kapacitet të marrë vendime të vështira që e çojnë vendin përpara. Duke zgjatur dorën e pajtimit me fqinjët tanë, duke ndjekur modelin franko-gjerman, ne jemi të përkushtuar për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Besojmë se Franca si një nga shtyllat e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e saj do të kontribuojë që Maqedonia e Veriut, në këtë periudhë vendimtare për ne, të përfundojë me sukses një fazë tjetër të integrimit evropian dhe të fillojë zyrtarisht negociatat e aderimit. Metodologjia e re për ne është një sfidë që  besojmë se mund të ballafaqohemi e sukses dhe të provojmë se jemi të vendosur në synimin tonë për angazhim maksimal në procesin e negociatave. Njëkohësisht jam i bindur që vendimi për vendin tim do të jap sinjal pozitiv për të gjithë rajonin, evropianizimi i të cilit nuk ka asnjë alternativë dhe është mënyra e vetme për të forcuar demokracinë, vlerat e përbashkëta evropiane dhe rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomike.

Në këtë kuptim, Ju lutem ia përcillni mirënjohjen tonë të madhe Presidentit Makron, i cili përmes përpjekjeve të tij personale konfirmoi se Evropa nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me të. Ju lutemi përcillni se ne po presim me padurim vizitën e tij të kthimit në Republikën e Maqedonisë  së Veriut, posa të krijohen kushtet për këtë.

I nderuar Ambasador Bomgartner,

Më në fund, më lejoni, Shkëlqesia Juaj, t’ju uroj shumë suksese dhe shëndet të mirë në kryerjen e funksionit Tuaj përgjegjës.

Fjalimi i ambasadorit Siril Bomgartner

Zoti President,

Kam nderin e veçantë që sot  t’ju dorëzoj letrat kredenciale nga Presidenti i Republikës së Francës duke më emëruar Ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Miqësia midis dy vendeve tona është e hershme. Për këtë dëshmojnë vizitat e shumta dhe unë do të përmend edhe tuajën në Paris në nëntor të vitit të kaluar. Personalisht, unë do të them se e gjithë veprimtaria e kryer nga tetë paraardhësit e mi dëshmon për këtë. Që nga pavarësia e vendit tuaj, dëshmi për këtë është përfshirja e personaliteteve të shquara franceze në momentet e tij të rëndësishme.

Misioni im fillon në një moment të ri të rëndësishëm, që është rruga e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Franca e mbështet këtë perspektivë, e cila është bërë edhe më e qartë në sajë të vendimeve të guximshme politike.

Qëllimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian paraqet prioritet strategjik. Vetë anëtarësimi, në momentin e  caktuar, do të nënkuptojë përfundimin e një procesi që ka filluar që nga pavarësia, i cili ka kaluar nëpër shumë faza, siç është anëtarësimi në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe më pas në NATO, të cilët i përmend këtu për shkak të kompetencës suaj institucionale.

Për periudhën e re, e cila është përpara nesh, duke pasur një kornizë të rinovuar, reformat do të jenë të nevojshme. Duke kërkuar mbështetjen e të gjitha forcave në shoqëri, do të vendoset për reformat që do të duhet të zbatohen dhe që do të duhet të japin rezultate. Franca do të jetë partner i kujdesshëm dhe qëllimmirë, i sinqertë dhe miqësor. Në plan konkret, do të përpiqet të ndihmojë me mjete evropiane dhe bilaterale.

Zoti President,

Ky qëllim strategjik është një prioritet i  përbashkët. Sepse nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin, por me bashkimin e familjes evropiane, midis anëtarëve që ndajnë të njëjtat vlera. Strategjia e re për vendet e Ballkanit Perëndimor, e dëshiruar dhe miratuar nga Presidenti i Republikës së Francës, është një konfirmim i dëshirës që ekziston për afrim në një kornizë më të gjerë.

Bëhet fjalë për përcaktimin historik por edhe e interesave  kombëtare krejtësisht legjitime. Reformat e reja që priten do të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, për të cilin Franca është e gatshme të kontribuojë, por gjithashtu do të ndihmojë në forcimin e unitetit kombëtar që Ju e garantoni.

Ju mund të mbështeteni, zoti President, në dëshirën time dhe disponueshmërinë time për të përmbushur këtë detyrë të përbashkët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....