Presidenti Pendarovski mbajti fjalim me rastin e “5 Nëntorit – Ditës Botërore të Gjuhës Rome”

5 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti, Stevo Pendarovski, me rastin e 5 Nëntorit – Ditës Botërore të Gjuhës Rome, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin virtual “5 Nëntori – Dita Botërore e Gjuhës Rome, nevoja për mbështetje institucionale për studimin, përdorimin dhe ruajtjen e gjuhës rome”.

Në takim, Presidenti Pendarovski përgëzoi komunitetin rom në Maqedonisë së Veriut me rastin e 5 Nëntorit – Ditës Botërore të Romëve, duke thënë se ruajtja e gjuhës amtare është një detyrim dhe një thesar i rëndësishëm për ekzistencën, kulturën dhe traditën e çdo kombi.

Nga këtu, Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për studimin, përdorimin dhe kultivimin e gjuhës rome, e cila është gjithashtu një kontribut për forcimin e shoqërisë multietnike të Maqedonisë së Veriut.

“Përpjekjet tuaja si arsimtarë dhe profesionistë që kontribuojnë në afirmimin e gjuhës rome në arsim janë thelbësore për të siguruar qasje të barabartë në arsim për të gjithë nxënësit pa përjashtim. Ne, politikanët, e kemi obligim t’ju dëgjojmë dhe së bashku me ju të propozojmë politika të përshtatshme “, tha Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje të qartë për përpjekjet e arsimtarëve dhe të gjithë faktorëve të tjerë të komunitetit rom për ta bërë gjuhën rome të detyrueshme duke filluar nga klasa e parë, kultura rome të jetë një subjekt  fakultativ  për fëmijët jo romë, dhe mbështetjen për restaurimin e Katedrës së Gjuhës Rome.

Në frymën e multikulturalizmit, të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë hapësirën e të shprehurit dhe krijimit të gjuhës së tyre amtare, theksoi Pendarovski. Në këtë mënyrë, avancimi i procesit të përgjithshëm arsimor të fëmijëve romë dhe sigurimi i kushteve të përshtatshme ka rëndësie esenciale për  kultivimin e mëtejshëm të gjuhës rome.

Para pjesëmarrësve në takim, Presidenti tha se duke u mbështetur dhe respektuar parimin e mosdiskriminimit, barazisë dhe  sundimit të së drejtës, çdo anëtar i komunitetit rom duhet të gëzojë mundësi dhe të drejta të barabarta, si  parakusht për një jetë dinjitoze. Në këtë drejtim, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë përmes përpjekjeve thelbësore në avancimin e cilësisë së jetës së komunitetit etnik rom.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....