Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në diskutimin “Iniciativa e përbashkët për aksion klimatik” në prag të Samitit të 28-të mbi ndryshimet klimatike

27 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në diskutimin “Iniciativa e përbashkët për aksion klimatik”, që u mbajt në bashkëpunim me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Armen Grigorjan, kurse në prag të Samitit të 28-të mbi ndryshimet klimatike.

Presidenti Pendarovski theksoi se në nivel global, me temp të zvogëluar po ndërmerren obligime mbi luftën kundër ndryshimeve klimatike. Duke referuar mbi ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën, mbi kontinentin evropian, mbi tregjet e ushqimit dhe energjisë, Presidenti Pendarovski tha se shpenzimi i energjisë po zmadhohet nga burimet të cilat janë ndotësit më të mëdhenj. Në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai shtoi, si resurs përdoret theksueshëm qymyri.

Në prag të Konferencës mbi ndryshimet klimatike – KOP 28 ku Presidenti do ta udhëheqë delegacionin shtetëror, ai theksoi se edhe në evenimente të tilla multilaterale, dëgjohet shumë pak zëri i shteteve të vogla.

“Nëse shtetet e mëdha vendosin të mos i respektojnë parametrat që kanë nënshkruar, ose të mos i zbatojnë në kohë për një arsye të caktuar, më shpesh e theksojnë luftën në Ukrainë, atëherë ne, më të voglat, duhet vetëm të jemi me të zëshëm. Ne do të jemi të zëshëm edhe këtë herë”, tha Presidenti  Pendarovski në këtë diskutim.

Në fjalimin e vet,  Presidenti Pendarovski e theksoi Fondin për luftë kundër ndryshimeve klimatike, i cili është iniciuar në konferencat për ndryshime klimatike, kurse i cili duhet të vlejë 100 miliardë dollarë. Në të, siç theksoi Presidenti Pendarovski, duhet të dhurojnë shtetet e pasura dhe më pas shtetet më pak të zhvilluara t’i shfrytëzojnë mjetet. Por tani për tani, theksoi Presidenti Pendarovski, ai fond nuk është mbushur as deri në gjysmë.

Në këtë drejtim presidenti Pendarovski theksoi se shumë pak shtete i arrijnë qëllimet nacionale që i deklarojnë dhe i shpallin. vetë Prandaj, shtoi ai, sektori qytetar, jo vetëm në vend por edhe më gjerë, duhet të vazhdojë të kritikojë dhe të ushtrojë trysni ndaj qeverive nacionale për kontribut më të madh dhe më pak ndotje.

Në këtë diskutim foli edhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Armen Grigorjan.

“Për ne në UNDP, të rinjtë janë pjesë e rëndësishme e aksionit klimatik. Edhe pse ata nuk janë të përfaqësuar sa duhet në proceset e vendimmarrjes, megjithatë, siç pamë në shumë raste, vitet e kaluara – njohuria, energjia dhe këmbëngulja e të rinjve shkaktoi lëvizje globale e cila lufton për masat e guximshme klimatike, kurse të rinjtë janë udhëheqës të këtyre iniciativave të rëndësishme. Prandaj dua t’jua premtoj mbështetjen tonë për përkushtimin tuaj në ballafaqimin me krizën klimatike dhe t’ju them se ne jemi me ju në këtë përpjekje të përbashkët. I vëmë në dispozicion tuaj burimet, ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë sepse e njohim fuqinë e iniciativave tuaja dhe ndikimin që ato mund ta kenë në formësimin e së ardhmes”, theksoi Grigorjan.

Në diskutimin e sotëm morën pjesë përfaqësues të disa organizatave dhe iniciativave qytetare, “Në biçikletë”, Lidhja e Skautëve, Shoqëria Ekologjike Maqedonase, “Bëhu i gjelbër”, “Ekondërgjegjësimi”, Këshilli Kombëtar Rinor dhe “Milieukontakt Maqedoni”. Aktivistët i theksuan çështjet që lidhen me sfidat klimatike, i prezantuan aktivitetet e tyre aktuale dhe prezantuan ide dhe zgjidhje të mundshme me qëllim të veprimit të përbashkët kundër ndryshimeve klimatike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....