Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “10 vjet KNRM: Dekadë e veprimit, përfaqësimit dhe ndryshimeve të përbashkëta për të rinjtë”

29 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “10 vjet KNRM: Dekadë e veprimit, përfaqësimit dhe ndryshimeve të përbashkëta për të rinjtë” që u organizua me rastin 1 10-vjetorit të themelimit të Këshillit nacional rinor të Maqedonisë.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të pranishëm,

Shkëlqesi të nderuar,

Miq të dashur,

Kam nderin t’ju përshëndes në këtë jubile të madh – 10 vjet nga Këshilli nacional rinor i Maqedonisë. Sot jemi këtu që të flasim për sukseset, mbi mundësitë, por edhe për problemet dhe dilemat. Kurse, pa dilema, sfida më e madhe me të cilën ballafaqohet shteti është shpërngulja e të rinjve. Pjesëmarrja e të rinjve në popullatën e përgjithshme ka rënë nga 28% në vitin 1970 në vetëm 16% në vitin 2021. Për fat të keq, ne i arritëm tashmë projeksionet demografike të Kombeve të Bashkuara për vitin 2030. Me fjalë të tjera, të rinjtë janë pakicë e cila nga viti në vit po zvogëlohet në numër.

Nëse nuk ia ndërpresim rrugën këtij trendi dhe ai nuk ngadalësohet me politika konkrete në rruazat e strategjisë gjithëpërfshirëse për të rinjtë, ne na pret një e ardhme shumë më e keqe nga ajo që momentalisht mund ta anticipojmë. Çështja kryesore është çfarë duhet të bëjmë që të rinjtë të mbeten në shtet.

Në të njëjtin vit 2013, kur  është themeluar Këshilli nacional rinor i Maqedonisë në revistën shkencore prestigjioze “Revista për psikologji pozitive” është shpallur hulumtimi mbi rolin e faktorëve të ndryshëm të cilët i japin kuptim jetës. Hulumtimi dëshmoi se njerëzit ndihen të lumtur atëherë kur e marrin atë që na nevojitet ose atë që e dëshirojmë, por se jeta merr kuptim të veçantë atëherë kur bëjmë ndryshime pozitive në jetën e të tjerëve.

Me fjalë të tjera, lumturia vjen nga ajo që marrim, kurse kuptimi i jetës është ajo që japim. Dhe ndërsa fati është i fokusuar te e tashmja, kuptimi i përfshin të shkuarën dhe të ardhmen. Një nga përfundimet e ekspertëve ishte se njerëzit janë të gatshëm të paktën në afat të shkurtër të heqin dorë nga kënaqësitë personale që të marrin pjesë konstruktivisht në shoqëri, mund të bëjnë ndryshime të mëdha. Përkatësisht, kuptimi i ndihmon njerëzit ta japin më të mirën nga vetvetja dhe të mos e humbin motivimin madje edhe në kohët më të vështira.

Në hulumtimet e Fondacionit për demokraci të Uestminsterit, ka vërtetim të tezës sipas së cilës të rinjtë që janë pjesë e organizatave rinore janë më të kënaqur me vendin e vet në shoqëri për dallim nga moshatarët e tyre të cilët nuk janë përfshirë në proceset shoqërore. Pjesa më e madhe e të rinjve që besojnë se nëpërmjet aktivizmit mund të bëjnë ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve, janë më të motivuar që të mbeten këtu, në atdheun e vet.

Për fat të keq, vlen e kundërta. Më shpesh, të rinjtë që janë larguar, së pari janë ndjerë të huaj në shtetin e vet. Përparimi i tyre në karrierë ka qenë viktimë e nepotizmit, korrupsionit, padrejtësisë, partizimit dhe të këqijave të tjera sistematike, shoqërore. Breza politikanësh, nga pavarësi dhe deri më sot, anashkalojnë pjesëmarrjen e të rinjve në krijimin e politikave, me fjalë të tjera, më shpesh merren vendime për të rinjtë, pa të rinjtë. Shqetëson fakti se çdo i shtati i ri nuk është konsultuar asnjëherë nga institucionet në nivel lokal apo qendror, dhe aq më pak në procesin e marrjes së vendimeve. Analiza e Fondacionit për demokraci e Uestminsterit mbi programet politike të partive dëshmon se të rinjtë trajtohen më shpesh si objekte ose konsumatorë të politika dhe jo si subjekte aktive në përgatitjen dhe realizimin e tyre.

Si rrjedhim, çështja fondamentale me të cilën ballafaqohemi sot është si t’i vendosim të rinjtë në pozitë të ndjehen se kontribuojnë për një qëllim më të lartë? Si t’i inkurajojmë që të mos largohen jashtë shtetit, ku ndoshta do të kenë edhe më shumë mundësi dhe kushte më të mira, dhe të ardhura më të mira?

Besoj se mënyra e vetme është që t’ua kthejmë kuptimin e mbetjes së tyre këtu, në atdheun e vet. Nëse u dëshmojmë se me njohuritë, shkathtësitë, idetë, entuziazmin, përkushtimin dhe aktivizmin e tyre, ata mund të kenë përparim profesional, ndërsa në të njëjtën kohë të kontribuojnë edhe për të mirën e përgjithshme dhe interesin publik

Të nderuar të pranishëm,

Gjatë dhjetë viteve të kaluara, Këshilli nacional rinor i Maqedonisë arriti që shumë të rinjve t’u mundësojë pikërisht këtë – të jenë pjesë e rrëfimit më të madh. Nëse i analizojmë me vëmendje përparimet pozitive në dekadën e kaluar, do të shohim se pothuajse në secilin prej tyre janë përfshirë të rinj, të cilët i dalluan dhe i plotësuan boshllëqet e sistemit.

Me aktivizmin e vet, të rinjtë kanë kontribuar dhe kontribuojnë me sukses mbi mirëqenin në shoqëri dhe neve politikanëve na i morën të gjitha arsyetimet se zgjidhja e një problemi të caktuar është e komplikuar, e vështirë dhe e pazbatueshme. Ata e vërtetojnë të vërtetën e vjetër se të rinjtë, të udhëhequr nga ideale të drejta, kuptohet, janë bërthama e çdo ndryshimi progresiv shoqëror. Derisa të rinjtë të kenë dëshirë të luftojnë për një shoqëri më të mirë, ka shpresë për të gjithë ne.

Vetëm mund të supozojmë se edhe sa të rinj do të ishin shpërngulur nga shteti nëse nuk ishte Këshillin nacional rinor dhe sa karrige bosh do të kishte sot në këtë sallë. Falë Këshillit nacional të rinjtë përfshihen në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave në nivel lokal dhe qendror. Shembull për këtë janë Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, Strategjia e re për të rinjtë, Ligji për punë rinore etj.

Këtyre dokumenteve do t’ua bashkëngjisja edhe Kornizën për zhvillim “MKD2030” si platformë e përbashkët për zhvillim afatgjatë të shtetit. Të rinjtë ishin përfshirë në çdo etapë të përpilimit të “MKD2030” dhe në identifikimin e katër prioriteteve të saj që duhet të kontribuojnë në zhvillim e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror.

Nuk ka dilemë se Këshilli nacional rinor i Maqedonisë e përmbush qëllimin e ekzistimit të vet dhe prandaj, shteti është i obliguar t’i mbështesë iniciativat e tij. Prandaj, si përfaqësues i një prej institucioneve shtetërore, që në fillim të mandatit tim, në partneritet me Këshillin nacional rinor të Maqedonisë dhe me Ambasadën britanike, e hapëm në qendër të Shkupit zyrën “TëRinjtëHab”. Në katër vitet e kaluar “TëRinjtëHab” u bë vendi ku të rinjtë e suksesshëm flasin mbi hulumtimet e veta, krijojnë iniciativa dhe tregojnë solidaritet ndaj qytetarëve që kanë nevojë për këtë gjë. Unë dhe bashkëshortja ime marrim pjesë shpesh në evenimentet e tyre dhe jemi të fascinuar nga potenciali i tyre dhe gjithsesi edhe të inkurajuar nga entuziazmi i tyre.

Kuptohet, edhe pse krenohemi me çdo sukses të tyren, ne nuk i kemi të drejtat autoriale të “TëRinjtëHab”. Përkundrazi, si një model i suksesshëm duam t’ua tregojmë të gjithë të interesuarve në nivel qendror dhe sidomos lokal. Çdo komunë është e obliguar të ketë këshill lokal rinor, strategji rinore dhe buxhet përkatës për të rinjtë. Besojmë se modelet e suksesshme nuk duhet të fshihen, por të shkëmbehen. Por, për efekte pozitive është e domosdoshme edhe mbështetja stabile financiare për të rinjtë, para së gjithash, nga institucionet e shtetit, por edhe nga donatorët e huaj ndërkombëtarë.

Miq të dashur,

Shteti është shtëpia që mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, të bashkuar rreth vizionit për një shoqëri humane, të drejtë dhe me prosperitet ku do të ketë vend për secilin prej nesh. Përvoja ime jetësore dhe profesionale më thotë se suksesi i shtetit, më tepër se çdo tjetër, varet nga fakti a do t’ia kthejmë brezit të ri kuptimin e jetë dhe a do t’i ndihmojmë që të gjenden këtu në atdheun e vet, ku duhet të jenë pjesëmarrës aktivë dhe jo mbikëqyrës pasivë. Është kruciale të vazhdojmë ta përforcojmë partneritetin me të rinjtë që në jubileun e ardhshëm të Këshillit nacional rinor të Maqedonisë të mos përmendim karrige bosh, por të kërkojmë vend më shumë për liderët e rinj në bashkësi.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....