Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

20 Qershor 2023 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” që organizohet nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis”, kurse me mbështetje nga Mbretëria e Holandës nëpërmjet projektit “Qendër për luftë kundër informacioneve në Ballkanin Perëndimor” që zbatohet nga Metamorfozis.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski rekomandoi se rezistenca shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformacioneve duhet të jetë rezultat i strategjisë së tërësishme dhe afatgjate, por edhe i politikave konkrete që do ta ndryshojnë realitetin shoqëror gri. Ai bëri thirrje për transparencë në punën e organeve të pushtetit, ku tha se çdo fshehje pas perdes të të a.q. interesave shtetërore nuk është e arsyeshme. Presidenti tha se të gjitha informacionet, përveç atyre të karakterit të sigurisë, duhet të jenë në dispozicion të opinionit sepse e vërteta është arma më e mirë kundër dezinformacioneve dhe mashtrimeve.

Në hapjen e konferencës mbajtën fjalim edhe Dirk Jan Kop, ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, Bardhyl Jashari, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis” dhe prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit të programit i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, këshilltar i Presidentit për politikë të brendshme, politikë të jashtme dhe çështje kushtetuese dhe profesor inordinar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” UKEM.

Në sesioni me titull “Gjendjet dhe sfidat aktuale lidhur me ndikimin e dezinformacioneve” folën Erold Musliu, drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Mile Boshnjakovski, sekretar i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin”Metamorfozis” dhe Biljana Georgievska, drejtoreshë e ekzekutive e “Këshillit për etikë në mediat në Maqedoni”.

Në suazat e konferencës u mbajt edhe sesioni “Zgjidhjet dhe hapat e ardhshëm – rekomandime për veprim të përbashkët” ku fjalën e morën Elida Zulbeari, udhëheqëse e projektit në Fondacionin “Metamorfozis”, Svetllana Siljanovska, bashkëpunëtore për komunikime dhe marrëdhënie me publikun për NATO-n dhe çështjet e sigurisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, Petra Ballazhiq, përfaqësuese e “Qendrës për perspektivë evropiane”, Republika e Sllovenisë dhe Rosana Aleksoska, përfaqësuese e Asociacionit qytetar – MOST.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin dhe kënaqësinë të mbaj fjalim në hapjen e konferencës “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të cilën Qendra Presidenciale për Edukim Politika e organizon në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis”.

Më lejoni në fillim të shpreh kënaqësinë që kjo konferencë u organizua si rezultat i nevojës së përbashkët të përcaktuar për ndërtimin e sistemit të rezistencës ndaj dezinformacioneve midis një institucioni shtetëror, në këtë rast, Kabineti i Presidentit dhe një organizate qytetare me renome e cila është aktive një kohë të gjatë në këtë fushë dhe e pranishme me analizat e veta dhe shqyrtimi i kësaj teme në hapësirën mediatike.

Njëkohësisht, dëshiroj ta falënderoj edhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës dhe vendin e tij për mbështetjen e këtij projekti dhe për pjesëmarrjen në konferencë. Në fund, dua të falënderoj dhe panelistët e shumtë për kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijes shoqërore mbi relevancën e kësaj teme.

Dezinformacionet si mjet për nxitjen apo thellimin e ndarjeve në shoqëri, përkatësisht si luftë psikologjike nuk janë as fenomen i ri, as i panjohur.

Janë të pranishme në të gjitha shoqëritë në periudha të ndryshme dhe janë shfrytëzuar nga grupe të ndryshme brenda dhe jashtë shoqërive. Në këtë kuptim janë veçanërisht të lëndueshme shoqëritë demokratike sepse pluralizmi i mendimeve dhe qëndrimeve, përkatësisht liria e të shprehurit që përfshin edhe liri të mospajtimit verbal janë thelbi i shoqërive demokratike dhe mënyra në të cilën se si merren vendimet në to.

Pikërisht për këtë, prania e dezinformacioneve nuk duhet të na habisë apo të çudisë, por duhet të mësohemi me praninë e tyre. Për dallim nga tezat se jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme pa precedent në aspektin e dezinformacioneve, mendimi im është se, duke mos e kontestuar faktin se dezinformacionet dhe fushatat propaganduese kundër sistemeve demokratike janë në ngritje në dekadën e fundit, megjithatë më parë kanë ekzistuar edhe periudha të tjera në të cilat janë përdorur intensifikisht dezinformacionet.

Mjafton të rikujtojmë periudhën e diktaturës naziste apo represionin stalinist që të konstatojmë se edhe atëherë regjimet totalitare dhe autokratike kanë përdorur propagandë dhe fushata dezinformuese qëllimi i të cilave nuk ka qenë vetëm nxitja e polarizimit dhe ndyrjes te ta në shtëpi, por edhe në shoqëritë e tjera, me fokus të veçantë në shtetet demokratike. Me këtë rast të rikujtoj studimin seminal “Arkivat e Mitrohinit” ku pas rënies së “perdes së hekurt” mund të lexonim nga dokumentet origjinale arkivore të ish-shërbimit të sigurisë shtetërore në Bashkimin Sovjetik si propaganda dhe fushatat dezinformuese kanë qenë jo vetëm një nga armët por edhe arma kryesore në betejat e tyre me shtetet demokratike perëndimore.

Kjo paralele historike nuk është me qëllim që ta relativizoj rrezikun nga dezinformacionet në kohën tonë, por të tregoj se shoqëritë demokratike tashmë kanë përvojë të rëndësishme me këto fenomene dhe, që është edhe më e rëndësishmja, dy betejat e mëdha me nazizmin dhe komunizmin i fituan shtetet demokratike, kurse diktaturat humbën. Është mirë që ta rikujtojmë më shpesh këtë fakt.

Megjithatë, koha e sotme ka karakteristikat e veta për shkak të të cilave mund të konstatojmë se jemi në një situatë më të ndjeshme në krahasim me disa kohë të mëparshme. Kjo specifikë është para së gjithash lidhja më e madhe e pakrahasueshme midis shoqërive dhe shteteve në epokën e globalizimit dhe revolucionit digjital informatik-komunikues në të cilin jetojmë.

Nja nga aspektet më të rëndësishme të këtij revolucione janë shfaqja e internetit dhe rrjeteve sociale. Dhe për dallim nga i pari, ta quaj, optimizëm naiv se rrjetet sociale do të çojnë drejt demokracisë së shoqërive, shumë shpejt e pamë, në fakt, natyrën e tyre të dyfishtë. Ose, thënë më mirë, e kuptuam se rrjetet sociale në vetvete nuk janë as demokratike as jodemokratike, por janë mjete ekstremisht efikase efektet e të cilave varen nga fakti se me çfarë qëllimesh dhe çfarë synimesh i përdor, përkatësisht keqpërdor.

Për dallim nga  mediat tradicionale me një hierarki të njohur editoriale, rrjetet sociale dhe portalet onlajn, të cilat ndërlidhen kryesisht midis tyre, shpesh shërbejnë ose si platforma në të cilat subjektet e tjera publikojnë ose kanë një strukturë të fshehtë editoriale. Për nga natyra e tyre, ato janë lehtësisht të disponueshme, e kapin shpejt vëmendjen e lexuesve dhe krijojnë një imazh të rremë të besueshmërisë dhe saktësisë. Duke pasur parasysh se shumica e tyre varen drejtpërdrejt nga të a.q. “hapje” në internet, është e qartë se madje edhe pa qëllim për veprim propagandistik, teknika e tyre e punës është të arrijë te sa më shumë përdorues, më shpesh nëpërmjet senzacionalizmit, kurse në llogari të të vërtetës. Kur marrim parasysh se një pjesë më e vogël e tyre financohen nëpërmjet të ardhurave jolegale të mjeteve nga të a.q. qendrat kancerogjene të fuqisë me qëllime të qarta, është e lehtë të kuptohet se kanë potencial të bëhen rrezik real për demokracinë.

Të nderuar,

Shoqëria maqedonase nuk bën përjashtim nga këto trendë. Shteti ynë, për fat të keq, është synim relativisht i lehtë i fushatave dezinformuese për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe shoqërore ndaj tyre. Ajo që është përparësi në shoqëritë demokratike në kushte normale, për fat të keq, është dobësia më e madhe potenciale në kushte të polarizimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Shoqëria maqedonase multikulturore  mbijeton vetëm në bazë të kompromiseve dhe përgatitjes së qytetarëve që të kërkojnë dhe pranojnë kompromise. Tranzicioni ynë demokratik është larg nga përfundimi, kurse për këtë dëshmia më e mirë janë studimet e shumta të mendimit publik të cilat dëshmojnë se një përqindje e rëndësishme e qytetarëve maqedonas janë ithtarë të sistemit të “dorës së fortë” në marrjen e vendimeve dhe mbështetjen e modeleve autoritare të sundimit si recetë për progres të shtetit. Lufta jonë me korrupsioni është më e pranishme në deklaratat politike sesa në realitet, kurse politikanët e korruptuar janë më pak rezistentë ndaj ndikimeve kancerogjene, ose për shkak të dëshirës për “para të lehta” ose sepse janë shantazuar, kurse më shpesh për shkak të të dyjave.

Suksesi ynë më i madh në planin politik të jashtëm që ta zgjidhim kontekstin me Greqinë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s, përveç beneficioneve të pakontestueshme në shtëpi, sjell edhe përgjegjësi më të madhe, sepse jemi dhe do të jemi shënjestër e ndikimeve kancerogjene nga jashtë. Agresioni rus mbi Ukrainën krijoi jo vetëm front real në Lindje të Evropës, por edhe front propagandistik në Ballkan sepse kur agresori e humbet betejën është e qartë se këmbëngul të hapë front të ri, që ta lehtësojë pozitën. Nuk duhet t’i injorojmë indikacionet se pas problemit me eurointegrimet tona apo pas tensioneve në Kosovë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, përveç çështjeve dhe problemeve objektive të cilat nuk janë zgjidhur, ka edhe një sasi të madhe dezinformacionesh dhe të a.q. nxitje armiqësore.

Vetëm nëse i konstatojmë problemet dhe ankohemi për fatin e keq, kjo nuk do të jetë zgjidhje e gjendjeve. Rezistenca shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme, siç është titulli i kësaj konference, duhet të jetë rezultat i strategjisë së tërësishme dhe afatgjate, por edhe i politikave konkrete që ta ndryshojnë realitetin tonë shoqëror gri. Konkretisht, nëse flasim për korrupsionin, sidomos në nivelet e larta, atëherë duhet të kemi përfundime juridike në çdo rast individual.

Hapi tjetër është transparenca në punën e organeve të pushteti. Çdo fshehje pas perdes së të a.q. interesave shtetërore është e paarsyetueshme. Të gjitha informacionet, përveç atyre me karakter sigurie duhet të jenë në dispozicion të opinionit sepse e vërteta është arma më e mirë kundër dezinformacioneve dhe mashtrimeve.

Në fund, për një rezistencë afatgjatë të shoqërisë maqedonase me rëndësi është arsimi. Në sistemin arsimor duhet të përfshijmë përmbajtje që lidhen me shkrim-leximin mediatik, kurse rekomandoj edhe përfshirjen e arsimit politik në shpirtin e vlerave demokratike në sistemin e rregullt arsimor. Qendra Presidenciale për Edukim Politik tashmë e ka filluar një iniciativë të tillë në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe Fondacionin për demokraci të Uestminsterit nga Britania e Madhe dhe pikërisht nesër do të promovohet publikimi me drejtime dhe rekomandime të qarta për zbatimin e politikave në atë segment.

Të nderuar,

Në fund do të dëshiroja edhe njëherë ta shpreh kënaqësinë time për organizimin e kësaj konference. Shpresoj se të gjithë ju do të jepni kontribut të rëndësishëm në debatin shoqëror mbi këtë temë nga i cili do të dalin rekomandime konkrete për politikat publike në këtë sferë.

Ju uroj një debat të frytshëm dhe interesant të cilin do ta ndjek me kënaqësi.

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....