Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në kremtimin e 100-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Çede Filipovski – Dame

29 Korrik 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në kremtimin e 100-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Çede Filipovski – Dame, që u mbajt në fshatin Nikiforovo.

Në suazat e kremtimit të përvjetorit, Presidenti Pendarovski vendosi lule pranë bustit dhe çezmës përkujtimore kushtuar heroit tonë kombëtar dhe e vizitoi shtëpinë e Çede Filipovskit – Dame. Njëkohësisht, Presidenti e ndoqi edhe filmin e përshtatur dokumentar “Heroi kombëtar Çede” dhe mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Për Çeden dhe për Nikiforovon” ku u prezantuar 100 vepra artistike të autorit Aco Filipovski.

Të nderuar të pranishëm

Të dashur nikiforas,

E dini se emri i vendit tuaj në përkthim është – fitimtarë. Është një gjë jashtëzakonisht e rrallë që një vendbanim t’i shprehë me kaq përpikëri vlerat morale të banorëve të tij dhe të jetë pasqyrë besnike e historisë së vet. Nuk ka vend më simbolik se ky që ka dhënë kaq shumë luftëtarë të lirisë.

Sot jemi mbledhur këtu, në Nikiforovon fitimtare që të rikujtojmë më të njohurin dhe më të madhin midis tyre – heroin tonë kombëtar Çede Filipovskin – Dame.

Përveç muzeut lokal historik, atij i janë dedikuar shumë libra dhe monografi. Pothuajse nuk ka vepër për LNÇ-në ku nuk haset emri i tij. E gjithë kjo na shtyn ta parashtrojmë pyetjen: Se si ky i ri, që ka jetuar vetëm 21 vjet është bërë inspirim i gjeneratave të tëra?

Nëpërmjet dëshmive për jetën e shkurtër, por të stuhishme të Çede Filipovskit – Dame, para nesh hapen gjerësisht faqet e luftës së lavdishme nacionalçlirimtare dhe antifashiste maqedonase sepse emri i tij i lidh momentet dhe personalitet më të rëndësishme të LNÇ-së.

Para luftës, si pjesë e rinisë me ide progresive dhe demokratike, Çede iu kundërvu përpjekjeve për asimilim dhe u angazhua për liri dhe drejtësi sociale.

Çede Filipovski në vitin 1941, së bashku me ideologun dhe organizatorin e LNÇ-së, Kuzman Josifovski – Pitu, mori pjesë në përgatitjes e kryengritjes së armatosur në Rajonin e Mavrovës. Dy vitet e ardhshme, si zëvendëskomandant mori pjesë në dy batalione partizane, në Batalionin e Mavrovës dhe Gostivarit dhe në të Mavrovës dhe Kërçovës, si edhe e ka udhëhequr grupin elitar diversant i cili u ka shkaktuar dëme serioze autoriteteve pushtuese.

Ai ishte i pranishëm edhe në bazën e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare në Llopusnik, ku përveç të tjerëve ishin edhe Mihajllo Apostollski, Strahill Gigov, Cvetko Uzunovski, Vllado Maleski, Vidoe Smilevski dhe shumë të tjerë.

Në vitin 1944, Çede Filipovski si zëvendëskomandant i Brigadës së Parë Maqedonase-Kosovare, me pushkë edhe me këngë u parapriu bashkëluftëtarëve të tij nëpër momentet më të rrezikshme të Fushatës së shkurtit. Strategët dhe historianët e luftës janë dakorduar se nga rezultati i Fushatës së shkurtit varej rrjedha e mëtejshme e luftës sonë. Në momentet më kritike, kur shumë armata të tjera do t’i kishin dorëzuar armët për shkak të dimrit të egër dhe sulmeve të përhershme të armiqve, pikërisht Çede Filipovski ia doli ta ngrejë moralin e bashkëluftëtarëve të vet që t’i ndihmojë që të rezistojnë. Kur në një moment ishin të rrethuar, pikërisht Çede me diversionin e guximshëm i mundësoi brigadës të çajë rrethimin e armikut.

Brigada e Parë Maqedonase-Kosovare jo vetëm që e përfundoi me sukses fushatën por edhe luajti rolin kryesor në shkatërrimin e ofensivës pranverore të okupatorit fashist. Me këtë arritje, brigada ndihmoi në krijimin e territoreve të lira dhe praktikisht e hapi rrugën për mbajtjen e KAÇKM-së.

Emrin e Çede Filipovski e gjejmë edhe midis delegatëve të KAÇKM-së shtetformuese, kurse më vonë edhe në KAÇKJ, por shumë pak veta e dinë se nuk ka qenë i pranishëm fizikisht në manastirin e “Shën. Prohor Pçinskit” sepse ato ditë ka luftuar për çlirimin e pjesëve të Maqedonisë perëndimore – Dibrës, Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Tetovës. Kurse, menjëherë pas luftës së bashku me Aco Shopovin, ka kryesuar me Lidhjen rinore nacionalçlirimtare të Maqedonisë.

Të nderuar të pranishëm,

Nuk është ekzagjerim nëse themi se nëpërmjet jetës së Çede Filipovskit mund të rikonstruktojmë një pjesë të LNÇ-së. E gjejmë kudo dhe sado që të mundohemi, nuk do ta gjejmë në radhët e fundit duke dhënë instruksione nga një distancë e sigurt. Bashkëluftëtarët e tij dëshmojnë se ai në çdo sulm ka qenë midis të parëve, kurse gjatë tërheqjes në fund. Ka qenë gjithmonë i pranishëm aty ku ka qenë më e vështirë prandaj e ka fituar besimin e bashkëluftëtarëve të tij të cilët i kanë besuar pa rezervë.

Jo rastësisht një nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, Kërste Cërvenkovski ka parashtruar pyetjen si ka mundësi ky djalosh pa arsim ushtarak dhe taktika t’i vlerësojë situatat dhe të mos pësojë asnjëherë humbje dhe të mos bjerë në grackë.

Përveç se për aftësitë, e gjithë kjo flet edhe për integritetin, ndershmërinë dhe humanizmin e Çede Filipovskit. Fjalë lavdëruese për personalitetin e tij nuk vijnë vetëm nga maqedonas por edhe nga shqiptarët, turqit, vllehtë, serbët, hebrenjtë, praktikisht nga të gjithë bashkëluftëtarët e tij, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Për Çede Filipovskin, lufta për liri dhe drejtësi ka qenë mbietnike. Prandaj, së bashku me antifashistin shqiptar Tom Gjellaj-Shumski, Çede ka udhëhequr Batalionin e Mavrovës dhe Gostivarit. Në emër të partizanëve maqedonas, Çede ka bërë marrëveshje me Mehmet Shehun për çlirimin e Dibrës me forcat e armatosura. Në fund, për këtë flet dhe martesa e tij me hebrejen nga Manastiri, Zhamilla Kollomonos-Cveta.

Madje edhe poeti ynë kombëtar Koço Racin ka qenë i impresionuar nga Çede Filipovski, ku ka dalluar partizanin dhe patriotin e vërtetë maqedonas që lufton për realizimin e idealeve të Ilindenit.

Të dashur miq,

Para disa dekadash, me rast të ngjashëm me të sotshmin, një autor ka shkruar një tekst gazetaresk kushtuar Çede Filipovskit – Dame që e ka titulluar “Heroi mbi heronjtë”. Redaksia e gazetës ka reaguar dhe ka kërkuar ato fjalë të fuqishme të zbuten pak.

I pyetur mbi mendimin e tij në lidhje me atë titull, Kërste Cërvenkovski ka thënë: “nëse ndonjë bashkëluftëtari ynë e meriton atë epitet, ‘hero mbi heronjtë’, atëherë ai është gjithsesi Çede Filipovski – Dame”.

Ne nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë kolosët e LNÇ-së, por gjithmonë të inspirohemi nga lufta dhe sakrifica e tyre për lirinë tonë. Duke e ruajtur kujtimin e tyre, rikujtojmë edhe vlerat e domosdoshme që të ndërtohet një shoqëri e lira dhe e drejtë. Liria fitohet njëherë, por duhet të ruhet dhe mbrohet vazhdimisht.

Vetëm kështu do të kemi faqe të themi se jemi trashëgimtarë të denjë të këtyre heronjve dhe të dëshmojmë se sakrifica e tyre nuk ishte e kotë.

Lavdi heroit tonë kombëtar Çede Filipovskit – Dame!

Lavdi të gjithë luftëtarëve të cilët luftuan për një shtet të lirë maqedonas!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....