Presidenti Pendarovski mbështetës i “2023 – Viti për nder të Aco Shopovit”

20 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski është mbështetës i kremtimit të 100-vjetorit të lindjes së poetit maqedonas Aco Shopov, që do të festohet me një sërë evenimentesh gjatë vitit 2023.

Festimi i jubileut të madh – 100 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë bashkëkohore maqedonase dhe kulturës, Aco Shopov, është në bashkëpunim me Organizatën e arsimit, shkencës dhe kulturës së OKB-së – UNESKO, e cila me iniciativë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështeti vitin për nder të Aco Shopovit dhe u përfshi në festimin e jubileut.

Programi i festimit të 100-vjetorit të lindjes së Aco Shopovit parashikon përmbajtje të shumta kulturore-arsimore gjatë gjithë vitit: ekspozitë artistike multimediale, homazh për Shopovit në suazat e festivalit të filmit “Flipbuk”, ligjërata dhe orë lektoriale mbi letërsinë kushtuar veprës së Shopovit, festim ndërkombëtar në suazat e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, shfaqje gala, promovim i librave, publikimeve të tij si edhe tubime shkencore për nder të tij.

Fillimi i festimit të 100-vjetorit të lindjes së Shopovit, një prej themeluesve të letërsisë bashkëkohore maqedonase, do të festohet këtë muaj me shfaqjen e përkthimit në anglisht të përzgjedhjes me poezi në revistën kryesore ndërkombëtare për letërsi Asimptot. Poezitë janë botuar edhe në maqedonisht, kurse njëra prej tyre mund të dëgjohet në interpretim të aktorit maqedonas Nikolla Ristanovski.

Njëkohësisht më 23 janar do të mbahet edhe Shkolla e tretë dimërore e Seminarit ndërkombëtar për gjuhë maqedonase, letërsi dhe kulturë në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup që do t’i kushtohet tërësisht këtij jubileu.

Në suazat e festimit të 100-vjetorit, kurse me rastin e Ditës Botërore të Poezisë – 21 mars, në selinë e UNESKO-s në Paris do të mbahet simpoziumi ndërkombëtar për nder të Aco Shopovit, performancë poetike dhe ekspozitë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....