Presidenti Pendarovski: Mënyra më e mirë që të sigurojmë demokracinë është nëpërmjet arsimit dhe politikave arsimore

1 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në hapjen e konferencës “Përfshirja e arsimit politik na sistemin arsimor.”

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski rekomandoi se demokracia nuk duhet të jetë privilegj vetëm i një brezi qytetarësh, por sistem i qëndrueshëm i qeverisjes së shoqërisë dhe politikës për shumë breza në të ardhmen.

“Në atë drejtim, jam i bindur se mënyra më e mirë që ta sigurojmë demokracinë është nëpërmjet arsimit dhe politikave arsimore”, rekomandoi Presidenti, duke shtuar se ndërtimi i brezave të ardhshëm të demokratëve duhet të jetë pjesë e pandashme e arsimit tonë arsimor. “Rregulli i vjetër është që të ekzistojë, demokracisë i duhen demokratë, kurse demokratët nuk lindin, por krijohen nëpër proceset e komplikuara profesionale dhe jetësore”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti i tha se demokracia në botë, kurse sidomos në shoqëritë tranzicionuese gjendjen në rrezikun ekzistencial dhe se tendencat e tilla janë të dukshme te popullata e re.

Në këtë fjalim, Presidenti referoi edhe mbi sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet bota, pandemi dhe agresioni mbi Ukrainën.

“Kjo luftë është në kundërshtim me rendin e përgjithshëm ndërkombëtar juridik dhe politik dhe hap pyetje mbi të ardhmen e bashkësisë ndërkombëtare. Pamjet që i shohim nga Ukraina na kthejnë në të kaluarën e errët të botës totalitare dhe janë në kundërshtim me gjithçka ku besojmë dhe kemi luftuar pas fundit të luftës së ftohtë”, tha Presidenti Pendarovski

Sipas tij, të gjitha këto rrethana e mbingarkojnë agjendën tonë të politikës ditore që ndikojnë edhe më shumë në formimin e qëndrimeve të qytetarëve të më të rinj në moshë madhore, të cilët kanë të drejtë vote dhe të drejtë të jenë aktivë politikisht.

Prandaj, shtoi Presidenti, nxënësit duhet të kenë mundësi të arsimohen me qëllim që të dinë si të marrin një vendim të informuar politika. “Si të bëjnë dallim midis ideologjive demokratike politike nga njëra anë dhe radikalizmit dhe ideologjive totalitare nga ana tjetër. Midis luftës legale dhe legjitime demokratike politike nga njëra anë dhe lufta kundër demokracisë dhe lirisë nga ana tjetër. Midis lajmeve dhe të vërtetës dhe dezinformacioneve dhe propagandave. Midis të vërtetës dhe mashtrimit, midis luftëtarëve për liri dhe armiqve të lirisë”, tha Presidenti.

Për këtë qëllim, theksoi Presidenti Pendarovski, iniciuam debat më të gjerë shoqërore mbi modalitetet e përfshirjes së arsimit demokratik politik në sistemin tonë formal arsimor.

“Për këtë iniciativë pres mbështetjen e të gjitha institucioneve, kurse para së gjithash, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, të institucioneve akademike, të profesorëve në shkolla dhe të organizatave të nxënësve, të shoqatave qytetare dhe të sindikatave në arsim. Presim mbështetje edhe nga qeveria edhe nga opozita sepse konsideroj se sigurimi i rendit demokratik është detyrë mbipartiake që i tejkalon të gjitha linjat tona të ndarjes. Nëse ne, si krijues të politikave publike, nuk e ndërmarrim iniciativën, atëherë fëmijët dhe nipërit tanë do të jenë mjet për manipulim në duart e manipulatorëve dhe radikalëve. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në politikë nuk ekziston hapësirë boshe dhe prandaj është mirë që ta plotësojmë ne dhe jo armiqtë e lirisë”, theksoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.

Në këtë konferencë kishin fjalim Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kryetari i Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, profesor në Fakultetin Juridik në UKEM dhe këshilltar i Presidentit, Aleksandar L. Spasov, profesorë nga vendi dhe të huaj, si dhe përfaqësues të organizatave qeveritare, sektorit qytetar dhe fondacioneve ndërkombëtare.

Konferenca organizohet nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik dhe mbështetet nga Fondacioni për Demokraci Uestminster.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....