Presidenti Pendarovski mori pjesë në festimin me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

8 Shtator 2020 | Kumtesat

 

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në festimin qendror me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kremtimi filloi me aktin e ndryshimit të flamujve në sheshin para Qeverisë, ku është intonuar edhe himni i shtetit. Pastaj është treguar video me mesazhet me rastin e 29 vjetorit të pavarësisë.

Më parë, një delegacion nga Kabineti i Presidentit, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Mile Boshnjakovski , kurse në të cilin ishin edhe zëvendëssekretari Toshe Zafirov dhe adjutantja e Presidentit, kolonelja Biljana Bllazhevska, vunë lule të freskëta edhe në vendpushimin e përjetshëm të ish-presidentëve Kiro Gligorovit dhe Boris Trajkovskit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...