Presidenti Pendarovski ndau çmimin “Të Rinjtë e Suksesshëm”

23 Dhjetor 2020 | Kumtesat, Të rinj të suksesshëm

Presidenti Stevo Pendarovski sot ndau mirënjohjen “Të Rinjtë e Suksesshëm” për 8 fituesit, në kuadër të projektit për të iniciuar dhe inkurajuar punën shkencore, hulumtuese dhe krijuese të të rinjve në vend.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij me rastin e ndarjes së mirënjohjes, ai shprehu bindjen se nëpërmjet kësaj nisme do të kontribuojë në vlerësimin e punës dhe njohurive të të rinjve, duke rritur motivimin për arritjet e reja të shkencëtarëve të rinj, talentëve, artistëve, krijuesve dhe do t’i inkurajojë ata që të vazhdojnë të investojnë në punën e tyre dhe të zhvillojnë talentin e tyre.

“Kemi të rinj shumë të suksesshëm, kreativ që janë e ardhmja e vendit tonë. Pres që ata të marrin pozicionimin e tyre në shoqëri, të jenë pjesë e institucioneve arsimore dhe shkencore, ndërmarrjeve, industrive kreative dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë,” tha presidenti Pendarovski.

“Nëse karriera profesionale megjithatë i shpie përtej kufijve të vendit tonë, uroj që ata të vazhdojnë të jenë të lidhur jo vetëm emocionalisht, por edhe profesionalisht me vendlindjen e tyre duke iniciuar dhe nisur projekte, programe të përbashkëta dhe modalitete të tjera bashkëpunimi. Burimi ynë më i madh është potenciali njerëzor dhe kjo është arsyeja pse nuk duhet të dorëzohemi kaq lehtë,” tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë drejtim, theksoi angazhimin e tij personal për ngritjen dhe mbështetjen e iniciativave dhe projekteve, qëllimi i të cilëve është të zvogëlohet dalja e të rinjve nga vendi, të krijohen perspektiva për kuadrin e ri dhe të suksesshëm të të rinjve të mbeten dhe ta ndërtojnë karrierën e tyre në Maqedoninë e Veriut. Kjo, tha Presidenti Pendarovski, duhet të jetë synimi i çdo institucioni dhe të të gjithë vendimmarrësve dhe krijuesve të politikave.

Fituesit  e këtij viti të çmimit “Të Rinjtë e Suksesshëm” shprehën kënaqësinë që arritjet e tyre profesionale janë njohur dhe vlerësuar nga vendi ynë, veçanërisht duke pasur parasysh konkurrencën e fortë në të 8 kategoritë. Fituesit e “Të Rinjtë e Suksesshëm” falënderuan Presidentin Pendarovski dhe Komisionin, duke theksuar se këto çmime janë inkurajim dhe motiv shtesë për të vazhduar me zhvillimin profesional, secili në fushën e tij.

Mirënjohja “Të Rinjtë e Suksesshëm” ndahet për herë të parë. Nga gjithsej 79 aplikime për vitin e kaluar kalendarik për rezultate të arritura sipas tetë kategorive, për shkencëtarin më të ri në shkencat shoqërore u zgjodh Anastas Vangeli, Doktor i shkencave sociale në fushën e Sociologjisë, shkencëtari i ri më i mirë në shkencat humane është Borçe Arsov, Doktor i shkencave të Filologjisë në gjuhën maqedonase, dhe shkencëtari më i mirë i ri në shkencat matematiko-natyrore dhe teknike është Kimet Jusufi, fusha e të cilës është kërkimi shkencor graviteti dhe mekanika kuantike. Monika Gjorgjieva, e cila mori doktoraturën e saj në Universitetin “Claude Bernard Lyon 1”. Aktualisht ajo është e fokusar në ndryshimet molekulare jogjenomike në mëlçi që mund të çojnë në zhvillimin e tumoreve të këtij organi.

Novatorja më e mirë e re u zgjodh Vesna Baçeva, e diplomuar në Institutin Federal Zvicëran të Teknologjisë, kurse punimin e magjistraturës e ka punuar në “IBM Research” në Cyrih, një nga 12-të laboratorët e IBM në botë. Në kategorinë e talenteve të rinj, për nxënësit e shkollave të mesme. Në kategorinë e talentëve të rinj, për nxënësit e shkollave të mesme, çmimi “Të Rinjtë e Suksesshëm” iu dha Angela Busheskas, e cila fitoi medalje të artë dhe të argjendtë si debatues më e mirë në Olimpiadën Ndërkombëtare World Scholar’s Cup dhe Owlypia. Ajo është gjithashtu një adhuruese e matematikës, dhe ka kryer disa hulumtime në fushën e ekologjisë, fizikës dhe kimisë. Fituesi i çmimit për arritjen e suksesit të veçantë dhe afirmimin në gjithpërfshirjen e të rinjve me aftësi të kufizuara është Ardian Shabani, sportist aktiv në Shoqatën “Jeta Aktive” në Tetovë dhe anëtar i rregullt i Federatës së Sportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ardiani në mars të vitit të kaluar në Lojërat Speciale Botërore në Abu Dabi  fitoi medalje bronzi dhe argjendi në dy kategori të ndryshme. Simona Dimkovska u zgjodh  artistja më e mirë e re, e cila pasi diplomimit në Fakultetin e Arkitekturës në vitin 2015 u diplomua në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup. Lista e saj e çmimeve përfshin çmimin e vitit të kaluar për aktoren e re për rolet që ajo luajti në shfaqjen “Fizika e trishtimit”, çmim nga Festivali i Teatrit Maqedonas “Vojdan Çernodrinski”.

Përzgjedhja e bartësve të këtij çmimi u bë nga një komision prej 23 anëtarësh, akademikë nga ASHAM-i, profesorë të njohur në fushën e shkencave natyrore, teknike dhe sociale nga universitetet e RMV-së dhe jashtë saj, ekspertë në fushën e mjekësisë, komunitetit të biznesit dhe kulturës.

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....