Presidenti Pendarovski në Akademinë e parë për diseminues për Të drejtë humanitare ndërkombëtare

19 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në hapjen e Akademisë së parë për diseminues për Të drejtën humanitare ndërkombëtare, që organizohet nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në fjalën e vet përshëndetëse e theksoi rëndësinë e kësaj Akademie në krijimin e kuadrit nga bashkësia akademike që do të promovojë dhe afirmojë të drejtën humanitare ndërkombëtare para grupeve të ndryshme qëllimore. Duke u uruar trajnim të suksesshëm pjesëmarrësve të parë në Akademinë për diseminues për Të drejtën humanitare ndërkombëtare, Presidenti Pendarovski shprehu shpresën se akademia do të bëhet tradicionale. Presidenti Pendarovski e theksoi edhe rëndësinë e ndërtimit të kulturës së respektimit dhe zbatimit të parimeve humane, sidomos në këtë periudhë të krizës së madhe humanitare.

Akademia për diseminues për Të drejtën humanitare ndërkombëtare është një trajnim themelor treditor për studentët e vitit të fundit në studimet universitare ose për studentët e studimeve universitare nga fusha e sigurisë, drejtësisë dhe shkencave ushtarake, kurse do të realizohet në periudhën nga 19 deri më 21 dhjetor 2022.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....