Presidenti Pendarovski në Samit në Bruksel: BE-ja është alternativa më e mirë dhe udha nga e cila nuk do të heqim dorë

7 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel mori pjesë në Samitin e BE – Ballkan Perëndimor të organizuar nga qendra analitike (tink-tenk) Miq të Evropës.

Në sesionin në suazat e Samitit, Presidenti theksoi se hapja e negociatave për anëtarësim në BE këtë vit është moment historik dhe hap i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, por se fillimi i këtij procesi kishte në të njëjtën kohë çmim të lartë për vendin tonë, duke pasur parasysh kundërshtimin e kornizës negociuese, e cila në fund ishte miratuar. Ai tha se hulumtimet e mendimit publik dhe rënia e euroentuziazmit, përkatësisht mbështetja për integrim në Bashkimin Evropian në 18 muajt e fundit. Presidenti Pendarovski tha se lideriteti i përgjegjshëm politik duhet të dëshmojë se kjo është alternativa më e mirë për shtetin tonë, për prosperitetin dhe për transformimin e vërtetë në fushat vitale të shoqërisë  sonë, duke theksuar se kjo është udha nga e cila nuk do të heqim dorë. Në këtë udhë, shtoi ai, presim mbështetje të tërësishme nga BE-ja dhe e theksoi domosdoshmërinë që Ballkani Perëndimor të jetë vazhdimisht në fokusin e Bashkimit, jo vetëm kur Evropa ballafaqohet me sfidat siç është lufta, apo kriza me migrantët.

Në këtë diskutim, Presidenti tha se nevojiten ndryshime si në rajonin tonë ashtu edhe në Bruksel, duke shtuar se derisa Bashkimi nuk do ta ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes, nuk mund të pritet progres i madh në lidhje me zgjerimin, por edhe me politikat e tjera. Ai mandej theksoi se sa më pak është e pranishme BE-ja në rajonin tonë aq më shumë do t’u jepet hapësirë Rusisë dhe modeleve të ndryshme totalitare të menaxhimit.

Në lidhje me pyetjen mbi rolin e të rinjve në eurointegrimet dhe si të zmadhohet ndikimi dhe roli i tyre në procesin e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave, Presidenti Pendarovski tha se ai i mbështet vazhdimisht aktivizmin dhe iniciativat e të rinjve, duke theksuar edhe krijimin e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, në drejtim të përforcimit të vlerave demokratike politike dhe kontributit të të rinjve mbi zhvillimin pozitiv të shoqërisë.

Ai e theksoi rëndësinë e rolit të tyre në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë, duke shtuar se është e pamundur të miratohen legjislativa të cilat do të jenë në dobi vetëm të të rinjve, apo vetëm të brezit më të vjetër, por nevojiten ndryshime nga të cilat do të kenë benefit të gjithë brezat. Ai e theksoi, gjithashtu, edhe shpërnguljen dhe demografinë negative si kërcënim serioz për shoqëritë tona.

Në këtë Samit, përveç Presidentit Pendarovski mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Presidenti Pendarovski është në vizitë pune në Belgjikë, ku sot në Mons u takua me Komandantin suprem të forcave aleate në Evropë, gjeneralin Kristofer Kavolin.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....