Presidenti Pendarovski nga Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”: Argumentet shkencore dhe e vërteta janë në anën tonë dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të heqë dorë

19 Tetor 2020 | Fjalimet

 

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në hapjen e manifestimit Ditë të hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”. Evenimenti i këtij viti mbahet në nder të shënimit të 75-vjetorit të zyrtarizimit të gjuhës bashkëkohore maqedonase, të drejtshkrimit dhe të alfabetit.

Duke theksuar se gjuha maqedonase është standardizuar prej shtatë e gjysmë  dekadash, Presidenti Pendarovski theksoi se për fat të keq edhe sot “jemi ende të sfiduar ta dëshmojmë faktin e dukshëm për veçantinë dhe për ekzistimin e tij”.

I nderuar rektor i Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”, prof. dr. Nikolla Jankullovski,

E nderuar drejtoreshë e Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”, prof. dr. Elena Jovanova-Grujovska,

Të nderuar profesorë,

Të nderuar linguistë,

Të nderuar të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

 Më lejoni së pari ta uroj jubileun e madh 75 vjetorin e zyrtarizimit të gjuhës bashkëkohore maqedonase. Domethënë, më 5 maj 1945 është legalizuar alfabeti maqedonas, kurse më 7 qershor është botuar edhe libri i parë shkollor, abetarja e gjuhës maqedonase. Pikërisht këtë përvjetor të rëndësishëm e përzgjodhët si temë në ditët e hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”, ku përveç përmbajtjeve të tjera vend qendror zë konferenca e rëndësishme ndërkombëtare me titull “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore (në vend dhe jashtë)”.

Akti i zyrtarizimit dhe standardizimit të gjuhës maqedonase ka parahistorinë e vet të gjatë në aktivitete dhe në veprat e Gjorgjija Pulevskit, Jordan Haxhi Kostantinov-Xhinot, Partenij Zografskit dhe të shumë veprimtarëve të tjerë kulturorë të shekullit të 19 që të kulminojë me veprimtarinë e Misirkovit. Prandaj, nuk është e rastësishme që edhe Instituti i Gjuhës Maqedonase e mban emrin e tij. Gjithsesi, procesi nuk do të përfundonte nëse nuk ishte Lufta popullore-çlirimtare, çlirimi nga fashizmi dhe formimi i republikës maqedonase si njësi e barabartë federale në Jugosllavinë e atëhershme.

Të dashur miq,

Për fat të keq edhe pse kaluan 7 dekada e gjysmë nga standardizimi i gjuhës maqedonase dhe nga ekzistimi i saj, ndërkohë, është dëshmuar nga shkenca botërore e linguistikës, ne jemi të sfiduar akoma që ta dëshmojmë faktin e dukshëm të veçantisë dhe të ekzistimit të saj.Është interesante se mohimi nuk vjen nga autoritete dhe institucione relevante linguistike botërore të cilët prej kohësh janë deklaruar, por nga rrathë të caktuar politikë-akademikë të rrethinës sonë të drejtpërdrejtë. Pa pasur qëllim ta mbingarkoj solemnitetin e sotshëm me retorikë ditore politike, diçka që është krejtësisht e kundërta me rastin për të cilin jemi mbledhur, dua vetëm të theksoj se argumentet shkencore dhe e vërteta janë në anë tonë dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të heqë dorë. Për shkak të paraardhësve tanë, për vetë ne, për shkak të obligimit që ta ruajmë shpirtin e atdheut tonë ashtu siç është shprehur për gjuhën tonë edhe i madhi Bllazhe Koneski. Pikërisht Koneski me punimet e veta kapitale midis të cilave “Gramatika e gjuhës maqedonase” dhe “Historia e gjuhës maqedonase” vendosi themele të fuqishme për të gjitha studimet e mëtejshme të maqedonistikës.

Të nderuar profesorë dhe linguistë,

Duke u lidhur me veprën e tij dhe duke i respektuar ato themele të hapura thellë, Ju lutem që me pasion edhe më të madh të vazhdoni me punën tuaj shkencore dhe me përpjekjet për studimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase.

Me këtë rast do të desha ta riafirmoj zëshëm nevojën e mbështetjes së përforcuar dhe të vazhdueshme të kërkimeve shkencore për gjuhën maqedonase dhe për dialektet maqedonase. Për këtë qëllim, të gjitha institucionet relevante dhe faktorët në shtet, duhet të japin më shumë sesa më parë.

Për shkak të shkurtimeve të buxhetit, të cilat për shkak të pandemisë, këtë vit janë alarmante, zvogëlohen mjetet e parapara për institucionet shkencore dhe arsimore, kështu pamundësohet puna shkencore dhe ndalohen projektet shkencore. Dua të bëj thirrje publikisht, të apeloj që t’u kushtohet vëmendje këtyre çështjeve edhe përkrah krizës serioze ekonomike, të gjenden mjete dhe të mbështeten të gjitha projektet shkencore-kërkimore.

Jam i bindur se shkenca maqedonase ka shumë për të thënë, si dhe numri i madhe i sllavistëve-maqedonistë nëpër botë. Më lejoni, me këtë mendim ta përfundoj edhe fjalimin e sotshëm, t’Ju uroj punë të suksesshme në Ditët e hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....