Presidenti Pendarovski nikoqir i Presidentit letonez Egils Levic

20 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër (e enjte, 21 prill 2022) do të jetë nikoqir i Presidentit të Republikës së Letonisë, Egils Leviç, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Levic do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, më pas do të ketë takim tet-a-tet të presidentëve dhe takim plenar të delegacioneve të Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizitës, në kishën “Shën. Spas” në Shkup, të dy presidentët do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

PROGRAMI: e enjte, 21 prill 2022

  • 10:00 (sheshi, Kabineti i Presidentit): Ceremonia e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
  • 10:10 Takim tet-a-tet
  • 10:25 Takim plenar i delegacioneve
  • 11:20 Konferencë e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve

Ftojmë ekipet e gazetarëve në Kabinetin e Presidentit në orën 9:15.

Ceremonia zyrtare e pritjes, takimi plenar dhe konferenca e përbashkët për shtyp janë të hapura për të gjitha mediat.

Insertet dhe fotografi të takimit tet-a-tet do të distribuohen nga Sektori për marrëdhënie me publikun në Kabinetin e Presidentit.

  • 12:00 (Kisha “Shën. Spas”): Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit.

Ftojmë xhirues dhe fotoreporterë në kishën “Shën. Spas” në orën 11.30.

Inserte dhe fotografi të vendosjes së luleve në kishën “Shën. Spas” do të distribuohen nga Sektori për marrëdhënie me publikun në Kabinetin e Presidentit.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund t’i drejtohen, Biljana Radevës + 389 76 45 55 45  [email protected]

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....