Presidenti Pendarovski: Qëllimi përfundimtar është studentët e diplomuar t’i mbajmë këtu – Fillon Programi “Menaxherë dhe liderë të rinjtë biznesit”

25 Janar 2021 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet video-lidhjes iu drejtua pjesëmarrësve në programin “Menaxherë dhe liderë të rinj të biznesit”, i cili fillon zyrtarisht sot, kurse do të mbahet nën patronazhin e tij.

Presidenti Pendarovski rekomandoi se bëhet fjalë për të rinjtë të cilët e miratojnë dhe e arsyetojë besimin, kurse shtetit i mbetet obligimi t’u mundësojnë kushte këtyre të rinjve të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në shtet, ta marrin shansin e parë këtu.

Programi “Menaxherë dhe liderë biznesi të rinj” realizohet nëpërmjet bashkëpunimit midis Kabinetit të Presidentit dhe Këshillit të investitorëve të huaj në Dhomën Ekonomike të Maqedonisë. Në të marrin pjesë njëzet të rinj dhe tetë kompani të cilat i vunë në dispozicion kapacitetet e veta që të rinjtë të kenë mundësi të fitojnë njohuri të reja, praktike. Në dy muajt në vijim, programi parashikon trajnime për planifikim strategjik dhe shkathtësi liderësh, uebinarë, përgatitje të studimit të rastit dhe vizitë në sektorë të ndryshëm në suazat e kompanive.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Mirëdita të gjithëve,

Së pari, më lejoni t’i përshëndes të njëzetë pjesëmarrësit, të cilët me të vërtetë në një konkurrencë shumë të fuqishme të të rinjve të talentuar janë përzgjedhur dhe u bënë pjesë e këtij programi. Urime të gjithëve!

Më lejoni ta falënderoj kryetarin e Këshillit për investime të huaja, ShtefanPeter, dhe tetë kompanitë e suksesshme – pjesëmarrëse, të cilat me këtë hap shoqëror të përgjegjshëm, ivunë në dispozicion kapacitetet e veta dhe pranuan të kontribuojnë në formimin e menaxherëve dhe liderëve të rinj të biznesit, të cilët do t’i dallojnë trendet botërore dhe do të jenë vlerë e shtuar në zhvillimin eshtetit tonë.

Dua t’i inkurajoj në këtë rast edhe të gjithë kandidatët e tjerë të cilët aplikuan dhe treguan interes që të jenë pjesë e programit, të mos heqin dorë dhe ta shfrytëzojnë shansin e ardhshëm, të cilin do ta kenë së shpejti. Mësimi dhe përkryerja e përhershme, fitimi i njohurive, shkathtësive dhe përvojave të reja është garancia e vetme për arritjen e suksesit maksimal. Interesin që e treguat të gjithë ju është dëshmi se dëshira juaj për mbindërtim personal është më e fuqishme se pandemia me të cilën po ballafaqohemi.

 

Fakt i pakontestueshëm është se të rinjtë janë kapitali më i madh i çdo shoqërie. Prandaj, obligimi ynë i përbashkët, i institucioneve shtetërore, i institucioneve arsimore, por edhe i bashkësisë së biznesit, është të investojmë në krijimin e një ambienti ku të rinjtë do të kenë mundësi për realizimin e vet. Jetojmë në një kohë dinamike ku bota ndryshon shumë më shpejt se më parë. Siç thonë: sot, konstanta e vetme janë ndryshimet. Prandaj është e domosdoshme të ndërtojmë kuadro që do të jenë të përgatitur për ndryshime të reja dhe të shpejta. Parakusht për këtë është të kemi sistem i cili do të përgatisë të rinjtë të zgjidhin probleme, të krijojnë politika funksionale dhe të menaxhojnë me gjendjet, në vend që të mësojnë zgjidhje të gatshme, të cilat nuk mund të zbatohet sepse më shpesh nuk kanë kontakt me realitetin.

Pandemia e kovid-19 me të cilën po ballafaqohemi, është vetëm një shembull i fundit i mësuar për të gjithë ne, prej të cilit mund të mësojmë shumë.

Të nderuar,

Projektet e tilla nuk janë ndryshim i sistemit arsimor, por, duhet të marrin mbështetjen tonë, sepse janë një e shtesë e rëndësishme e arsimit teorik dhe mundësi studentët të përfshihen në proceset, në krijimin e politikave dhe në funksionimin e sektorëve përkatës në kompani. Kështu nga ky program do të kemi benefit të dyfishtë. Nga njëra anë, kompanitë do të kenë mundësi të dëgjojnë mendimet e të rinjve, kurse kuadrot e reja do të kenë mundësi të fitojnë njohuri të reja, praktike.

Qëllimi përfundimtar për të gjithë ne është studentët e diplomuar t’i mbajmë këtu dhe prandaj duhet t’u japim përparësi cilësisë dhe profesionalizmit mbi improvizimin dhe servilizmit. Vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë emigrimin e kuadrove cilësorë dhe të aftë.

Të nderuar pjesëmarrës,

besoj se do të jeni në lartësinë e detyrave që do t’ju besohen, kështu që do ta arsyetoni përzgjedhjen tuaj. Jam i sigurt se edhe kompanitë do të kenë çfarë të mësojnë prej jush dhe do ta përdorin konkretisht potencialin tuaj. Ndoshta pikërisht idetë tuaja do të jenë inspirim për zhvillim të planeve të ardhshme të biznesit, siç ju, besoj se do të jeni inspirim për kolegët tuaj të tjerë në të ardhmen që të jenë pjesë e programeve të tilla dhe programeve të ngjashme të rrjetëzimit.

Në fund, dëshiroj të theksoj se kam me të vërtetë nderin dhe kënaqësinë të jem patron i programit “Menaxherë dhe biznes liderë të rinj”. Ju dëshiroj punë të suksesshme dhe sinqerisht shpresoj se do të takohemi për dy muaj në dhënien e certifikatave, ku pres t’i dëgjoj përshtypjet tuaja personale dhe përvojat e fituara.

Me fat!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....