Presidenti Stevo Pendarovski nikoqir i Presidentit slloven, Borut Pahor

25 Shtator 2020 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit në Vilën Vodno, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, duke filluar kështu vizita e tij dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizitës, përveç takimit tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentit Pahor, u mbajt edhe një mbledhje plenare e delegacionit zyrtar maqedonas dhe slloven, si dhe konferencë e përbashkët për shtyp.

Të dy presidentët do të vendosin kurora mbi varrin e Goce Delçevit në kishën “Shën. Spas”.

Në fokusin e bisedimeve të të dy presidentëve janë marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, ballafaqimi me pasojat e pandemisë së kovid-19 dhe çështjet rajonale.

Presidenti Pahor gjatë vizitës është i shoqëruar nga Zdravko Poçivallshek, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër për zhvillim ekonomik dhe teknologji, si dhe nga Mateh Tonin, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i mbrojtjes i Republikës së Sllovenisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....