Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë

17 Janar 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë, Paolo Palminteri.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Presidentja e theksoi rolin dhe rëndësinë e veçantë të angazhimit të ambasadorit Palminteri në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në në planin bilateral dhe në atë multilateral.

“Edhe pse Italia është vazhdimisht në listën e 10 vendeve me të cilat kemi vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar, do të dëshiroja ta theksoj veçanërisht interesin maqedonas për zvogëlimin e deficitit tonë tregtar”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Duke shprehur mirënjohje, Presidentja e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që Republika e Italisë jep për integrimin tonë evropian.

“E vlerësoj shumë mbështetjen e fortë dhe të zëshme të Italisë për aderimin tonë në NATO, si dhe për anëtarësimin e plotfuqishëm në BE. Besoj se anëtarësimi do të hapë një kapitull të ri në historinë tonë, do të sjellë energji të re në shoqërinë tonë dhe do ta përforcojë idenë evropiane”, theksoi Presidentja.

Ambasadori Palminteri në fjalimin e tij theksoi se Italia beson në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe promovon vazhdimisht paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis kombeve. Për të, këto synime dhe vlera kanë qenë gjithmonë baza e politikës italiane ndaj Ballkanit. Ai shtoi se Italia e kupton dhe e mbështet fuqishëm synimin e shtetit tonë që të bëhet anëtar i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale ai theksoi se misioni i tij në Shkup është t’i mbështesë aspiratat tona evropiane dhe të kontribuojë në përparimin e reformave të brendshme dhe në zhvillimin ekonomik.  Gjithashtu, ai shprehu bindjen se miqësia e sinqertë dhe e fuqishme midis dy vendeve do të kontribuojë mbi sigurinë e përbashkët, stabilitetin ekonomik dhe rritjen ekonomike.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi ambasadorit kryerje të suksesshme të misionit diplomatik dhe në përforcimin e marrëdhënieve miqësore.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit