Konferenca për shtyp e Presidentit Pendarovski – Ligji i dorëzuar i miratuar për marrëdhëniet e punës nuk ka dispozitë për 60 orë javë pune

29 Maj 2023 | Kumtesat

Të premten e kaluar më 26.05.2023 i pranova pesë ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve ekzistuese, kurse përmbajtja e të cilave ka të bëjë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, në opinion të njohura si ligje për projektin e shtetit me konsorciumin amerikano-turk “Behtel-Enka”.

Ligjet të cilat janë miratuar me shumicën e caktuar në Kuvend, kurse dekretet për shpalljen e të cilave mbërritën tek unë janë si vijon:

  1. Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie pune
  2. Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësim
  3. Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim
  4. Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik
  5. Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përcaktim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për zbatim të projektit për ndërtim të korridoreve 8 dhe 10D.

Javët e kaluar në opinion u zhvillua një debat legjitim në lidhje me përmbajtjen e këtyre ligjeve, kurse për njërin prej tyre dhe kushtetutshmëria e tij duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti i kaluar.

Duke mos e kontestuar të drejtën legjitime të debatit gjithëpërfshirës për këtë ligj, duke përfshirë edhe këto, dua të theksoj se debati nga një numër i vogël subjektesh është shfrytëzuar për zmadhim edhe të polarizimit edhe kështu të lartë në shoqërinë tonë që e largoi fokusin nga pyetjet e vërteta që lidhen me këto ligje. Përkatësisht në vend që diskutimi të ishte për përfitimet dhe rreziqet e mundshme në këtë projekt, debati publik u shndërrua në diskutim mbi orientimet dhe aspiratat tona strategjike euroatlantike.

Në lidhje me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie pune dua ta informoj opinionin se teksti i ligjit të miratuar nuk e përmban dispozitën e kontestuar nga Gjykata Kushtetuese e cila parashikonte që “orari i punës për çdo punëtor mund të jetë mesatarisht 60 orë në javë gjatë gjithë vitit”. 

Në muajt e kaluar dhashë disa deklarata se nuk do të nënshkruaj dekret për shpallje të ligjit përmbajtja e të cilit është kontestuar paraprakisht nga Gjykata Kushtetuese dhe në këtë drejtim teksti i ri i ligjit nuk e përmban formulimin “60 orë pune në javë”.

Në ditët e kaluar bëra një sërë konsultimesh në lidhje me kushtetutshmërinë e tekstit të ri të Ligjit me ekspertë nga fusha e të drejtës së punës, me ish-gjykatës nga Gjykata Kushtetuese dhe me këshilltarët në kabinetin tim.

Pas përmbledhjes së mendimeve të ndryshme mora vendim ta nënshkruaj Dekretin për shpalljen e këtij ligji dhe të katër ligjeve të tjera.

Megjithatë, duke pasur parasysh ankesa nga një pjesë e sindikatave, një pjesë e organizatave qytetare që punojnë në këtë sferë, si dhe të disa partive politike them se çdo palë e interesuar ka të drejtë të ngrejë iniciativë për vlerësim të kushtetutshmërisë së çdo ligji, duke përfshirë edhe këtë ligj.

Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm në rendin tonë juridik që ka fjalën e fundit në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjeve.

Gjykata Kushtetuese posedon edhe mekanizma me të cilët mund të marrë vendim përkatës të shpejtë edhe efikas, nëse kështu konsiderojnë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese.

Jashtë nga kjo temë, dua fare shkurtimisht ta përshëndet punën e Komisionit të formuar nga ekspertë, të formuar me propozim të Qeverisë, në suazat e Ministrisë së Drejtësisë, i cili në një afat të shkurtër kohor e përpiloi propozim-iniciativën për ndryshimet kushtetuese, të cilat i dërgoi në Qeveri. Them, për një kohë të shkurtër, bëri në punë të mirë, punë të vlefshme, punë cilësore, sepse, e dini, ai komision ishte i rrethuar jo më me pak emocione nga ai që debatuam më parë, kushte ndikime të ndryshme mbi punën e tij. Në fund, kur keni 24-25 anëtarë në një komision, për një çështje të tillë emocionale është e qartë se ka mundësi që debati të marrë një drejtim krejtësisht tjetër dhe të mos e përfundoni punën, në një opsion me javë dhe muaj, kurse tjetri është brenda të keni propozime të cilat nuk përputhen me përfundimet e Kuvendit, të parlamentit tonë, të cilat janë të vetmet autoritative dhe praktikisht janë burim i legjitimitetit për formimin dhe punën e këtij komisioni, të cilat janë miratuar vitin e kaluar dhe kanë të bëjnë me kornizën negociuese evropiane.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....