Prezantimi i perspektivës gjinore në mbrojtje para Presidentit Pendarovski

22 Maj 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot është informuar mbi përparimin e perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë, mbi strukturën gjinore, Planin nacional aksionar dhe politikat për mundësi të barabarta.

Në këtë prezantim është theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Armata po punojnë mbi zgjedhje sistematike për përmirësimin e barazisë gjinore dhe përparimin e të drejtave të të punësuarve.

Përfaqësuesit e grupit të punës për përparim të perspektivës gjinore në mbrojtje e informuan Presidentin se rregullimi i tërësishëm normativ dhe zbatimi i perspektivës gjinore në mbrojtje është në përputhje me politikat të cilat NATO-ja po i merr në raport me agjendën për gratë dhe sigurimin. Në Ligjin për shërbim në Armatë dhe Ligjin e mbrojtjes janë vendosur komponentë të rinj gjinorë, duke kontribuar në zmadhimin e ndjeshmërisë gjinore.

Presidenti Pendarovski theksoi se mundësitë e barabarta dhe politikat inkluzive gjinore janë obligim i të gjithë faktorëve politikë në shoqëri, si dhe mbi strukturën e përgjithshme udhëheqëse në Ministrinë e Mbrojtje dhe në Armatë. Në këtë drejtim nevojitet zbatim i përpiktë i dispozitave ligjore pozitive, si dhe plotësimi i obligimeve si anëtare e NATO-s në suazat e të cilës edhe burrat edhe gratë janë pjesë e strukturave civile dhe ushtarake, si dhe pjesë e operacioneve dhe ushtrimeve ndërkombëtare.

Presidenti shtoi se si reflektim i mbështetjes së politikave për mundësi të barabarta, në Kabinetin e Presidentit për herë të parë  është vendosur adjutante, si dhe është angazhuar këshilltare për çështje nga fusha e politikave gjinore dhe mundësive të barabarta.

Presidenti Pendarovski theksoi, gjithashtu, se përveç përparimit të arritur, si shoqëri duhet tët bëjmë akoma hapa të mëdhenj për barazi më të madhe gjinore dhe politika inkluzive gjinore në sektorë të ndryshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....