Pritja e pjesëmarrësve dhe fituesve të çmimeve në edicionin e 61 të Mbrëmjeve strugane të poezisë

29 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i mirëpriti Kensaku Tanikava, të birin e poetit japonez Shuntaro Tanikava – laureatin e sivjetshëm të çmimit “Kurora e artë” e Mbrëmjeve strugane të poezisë, poetin italian dhe fituesin e çmimit “Urët e Strugës”, Xherardo Mazuço, poetin izraelit Amir Or, laureatin e Mbrëmjeve strugane të Poezisë për vitin 2020 dhe drejtorin e manifestimit poetik, Todorçe Tasevski.

Presidenti Pendarovski i uroi poetët që kanë marrë çmime, duke shprehur shpresën se këto çmime prestigjioze me të cilat valorizohen arritjet e tyre poetike, do të jenë motiv i mëtejshëm për suksese edhe më të mëdha në letërsi në të ardhmen.

Në këtë takim, Presidenti shprehu mirënjohje për organizimin e tërësishëm të Mbrëmjeve strugane të poezisë, duke theksuar se ky manifestim është një eveniment i lartë kulturor në botën e letërsisë, i cili edhe pse e afirmon krijimtarinë maqedonase në poezi, e afron edhe poezinë botërore me publikun maqedonas.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....