Promovimi i publikimit “Solidariteti – nga tejkalimi i krizave te zhvillimi i qëndrueshëm”

15 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në promovimin e publikimit me titull “Solidariteti – nga tejkalimi i krizave te zhvillimi i qëndrueshëm”, i përpiluar nga Zyra e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shkup, nëpërmjet Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS).

Publikimi përmban trembëdhjetë punime autoriale mbi temën e solidaritetit dhe është përgatitur me rastin e shënimit të 60-vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, me qëllim që të nxitet diskutimi publik në lidhje me rëndësinë e solidaritetit në qëllimet zhvillimore dhe ndërtimin e shoqërive rezistente.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet e theksoi rëndësinë e solidaritetit duke theksuar se vetëm një botë e bashkuar, solidare dhe e hapur mund t’u përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave globale të cilat po bëhen gjithnjë dhe më të ndërlikuara dhe për fat të keq, gjithnjë dhe më të rrezikshme.

“Obligimi ynë ndaj brezave të tashëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm, është të lëmë kushte përkatëse për përparim dhe zhvillim dhe nëpërmjet shembujve personalë të etablojmë vlerat morale mbi të cilat është e mundshme një botë më e mirë”, theksoi Presidenti Pendarovski.

“Para gjashtë dekadash, bota e atëhershme, e ndarë tërësisht ideologjikisht u bashkua në mbështetjen e një qyteti të shkatërruar nga katastrofa enorme natyrore, dhe e dëshmoi në vepër rëndësinë e solidaritetit dhe ekspedivitetin e ekzistimit të Kombeve të Bashkuara dhe sistemit të mbështetjes që e kanë ato. Të freskëta janë edhe kujtimet e shembujve të fundit tërmeteve shkatërruese në Siri dhe Turqi dhe rëndësia e solidaritetit që u dëshmua nga bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet, në mënyrë individuale, si dhe nga individët e shumtë. Pa solidaritet do ta kishim të vështirë ta tejkalojmë pandeminë e kovidit, pikërisht në bazë të solidaritetit mund të zgjidhet çështja me problemet klimatike dhe shumë sfida të tjera të ndërlikuara që e mundojnë njerëzimin”, tha Presidenti Pendarovski në fjalim.

Në këtë eveniment fjalim mbajtën edhe Marina Valter, zëvendësdrejtoreshë rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Vlladimir Deskovi, bashkautor i esesë “Ndërtimi i qytetit të solidaritetit”, i cili foli mbi rindërtimin pas tërmetit të Shkupit nga aspekti arkitektonik dhe Nenad Markoviq nga Instituti Demokratik “Societas Civilis” (IDSCS), i cili i argumentoi temat, qëllimin dhe përgatitjen e këtij publikimi.

“Më vjen mirë që UNDP-ja e udhëheq procesin e shënimit të 60-vjetorit të tërmetit në Shkup me një sërë evenimentesh si ky i sotme me Presidentin e shtetit. Ajo që na përcakton si qytetërim në momentet kryesore, kur e japim më të mirën prej nesh është solidariteti. Shkupi, qyteti i solidaritetit këtë e di më mirë. Në këtë publikim që po e prezantojmë sot, të përpiluar nga aktivistë, ekspertë, studentë, profesorë dhe të rinj, jo vetëm se theksohet rëndësia e solidaritetit nga shumë aspekte por edhe hapet një vizion për të ardhmen, si të vazhdohet përpara”, deklaroi Marina Valter, zëvendësdrejtoreshë rajonale e ZNDP-së.

Në suazat e këtij evenimenti autorëve të publikimit u janë dhënë fletë falënderimi nga Armen Grigorjan, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...