Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren malazeze, Marija Petrоviq

14 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadoren e Malit të Zi, Marija Petroviq.

Në këtë takim u konstatua se të dy vendet kultivojnë marrëdhënie tradicionale partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura dhe u theksua se si aleatë në NATO dhe vende me qëllim të përbashkët – anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dy shtetet kanë vlera të njëjta dhe japin kontribut në përparimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadoren malazeze Petroviq për angazhimin diplomatik dhe për kontributin e saj në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, duke i uruar edhe sukses të mëtejshëm personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....