Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren gjeorgjiane Lilluashvili

26 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti Tamuna Lilluashvilin, ambasadoren e Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, gjendjen aktuale dhe sfidat në rajonet e Kaukazit dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi aktivitetet e ardhshme në suazat e kryesimit maqedonas me OSBE-në.

Bashkëfolësit shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e deritanishme bilaterale dhe biseduan mbi thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët midis të cilave janë veçanërisht të rëndësishme perspektivat evropiane dhe euroatlantike të të dy shteteve.

Presidenti Pendarovski duke e falënderuar ambasadoren Lilluashvili për bashkëpunimin konstruktiv dhe për kontributin e saj për zhvillimin e marrëdhënieve maqedonase-gjeorgjiane, i uroi sukses në karrierën dhe angazhimet e mëtejshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....