Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

13 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir efendi Fetahu.

Në vijim është teksti i integruar i urimit të Presidentit Pendarovski:

I nderuar Reisul Ulema
Haxhi Hfz. Shaqir efendi Fetahu

Kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh Juve, personalisht dhe anëtarëve të Riasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Ramazan Bajramit.

Dëshiroj sinqerisht që ditët e festës t’i kaloni në paqe, lumturi, gëzime dhe mirëqenie, duke ndarë dashurinë dhe harmoninë me më të afërmit Tuaj.

Për fat të keq edhe këtë vit muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluam të ngarkuar me pandeminë e kovid-19,në një atmosferë jo të zakonshme, të ballafaquar me kufizime të shumta dhe me masa të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të jetës sonë. Ju faleminderit për qëndrueshmërinë, kujdesin dhe disiplinën. Shpresoj se të pasuruar me fuqinë shpirtërore të cilën e jep Ramazan Bajrami edhe mandej do të mbetemi të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe solidarë dhe do të dalim si fitimtarë në luftën me epideminë, fundi i të cilës, falë vaksinimit të filluar, tashmë po duket.

Më lejoni, pikërisht në ditën e parë të Ramazan Bajramit, edhe njëherë të rikujtoj rëndësinë e bashkëjetesës, tolerancës dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë në atdheun tonë. Të mbetemi të bashkuar dhe së bashku të kontribuojmë në mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë pa dallim nga përkatësia e tyre fetare, etnike ose cilado përkatësi, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe prosperitet për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar Ramazan Bajramin!

Stevo Pendarovski
President i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....