Reagimi i Presidentit Pendarovski në lidhje me ngjarjet më të reja në marrëdhëniet maqedonase-bullgare

5 Shkurt 2023 | Kumtesat

Me rastin e ngjarjeve më të reja në marrëdhëniet maqedonase-bullgare, lidhur me ngjarjet dhe deklaratat e kësaj fundjave, Presidenti Stevo Pendarovski e shprehu këtë reagim:

“E dënoj ashpër aktin vandal të thyerjes me gurë të “Klubit kulturor maqedonas – Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad, Republika e Bullgarisë. Vandalizmi dhe krimi i llojit të tillë nuk janë vlera evropiane dhe nevojitet dënim, kurse nënkuptohet dhe zbulim dhe dënime përkatëse për kryerësit e këtij akti.

Njëkohësisht, shpreh keqardhje për incidentet në kufirin maqedonas të shkaktuara nga një grup qytetarësh të Republikës së Bullgarisë të udhëhequr nga deputetë të Parlamentit të tyre. Shpreh keqardhjen që nuk shohim edhe dënim të sulmeve ndaj policëve maqedonas dhe institucioneve maqedonase.

Përfaqësuesit e policisë dhe organet kompetente i përgëzoj për dinjitetin dhe profesionalizmin gjatë ballafaqimit me vandalët agresivë.

Gjithashtu, dëshiroj t’i referohem edhe deklaratës së ish-ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse deputet i tanishëm në Parlamentin Evropian, Aleksandar Jordanov, e cila përmban fyerje dhe fraza nënçmuese për popullin maqedonas, tërësisht të papërshtatshme për një diplomat dhe deputet në Parlamentin Evropian. Me këtë rast dua të shtoj se nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë të kulturës elementare t e personi i përmendur, por edhe për formën më të ashpër të gjuhës së urrejtjes, e cila është pa precedent në historinë e marrëdhënieve maqedonase-bullgare.

Për fat të keq, pretendimet territoriale dhe mohimi i kombit maqedonas u bënë përditshmëri.

Për sulmet e tilla mohuese, presim reagim përkatës dhe në kohë nga Sofja zyrtare.“

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....