Presidenti Pendarovski u takua me ambasadoren amerikane Anxhela Ageler

19 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Anxhela Prajs Ageler.

Bashkëfolësit biseduan mbi procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut në kontekstin e procesit të përfunduar të skriningut dhe vendimet e marra para pak kohe nga Këshilli i BE-së. Në atë drejtim ranë dakord se nevojitet të vazhdojë përkushtimi ndaj integrimeve evropiane, duke pasur parasysh se procesi i negociatave për anëtarësim në BE do të mundësojë transformim pozitiv kapaciteteve demokratike të shoqërisë, do të hapë mundësi për prosperitet më të madh ekonomik, shkëmbim të shërbimeve dhe të mirave, si dhe mobilitet më të madh të popullatës për arsimin dhe zhvillimin profesional.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime edhe mbi gjendjen në rajon, si edhe mbi ngjarjet në sigurinë në rajonin më të gjerë, mbi luftën në Ukrainë dhe ngjarjet në Lindjen e Afërme.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për miqësinë stabile dhe dinamike maqedonase-amerikane, duke theksuar se shoqëria maqedonase dhe qytetarët e vlerësojnë shumë mbështetjen nga SHBA-ja. Në këtë drejtim ai shprehu bindjen se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, si garanci për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....