Takimi i Presidentit Pendarovski me Abdullah Bin Muhamed Al-Sheikhin, Kryetarin e Kuvendit të Arabisë Saudite 

10 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Abdullah Bin Muhamed Al-Sheikhin, Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al-Shura, i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale të cilat karakterizohen nga miqësia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë dhe u theksua se bashkëpunimi midis dy vendeve është intensifikuar në disa vitet e fundit, që është konfirmuar nga aktivitetet e shumta të të dyja palëve. Në këtë drejtim Presidenti Pendarovski tha se me vizitën e sotshme, pret përforcim të mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar, që është segment i rëndësishëm i marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale të të dy vendeve.

Përveç kësaj, bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen momentale në Lindjen e Afërme, kurse në kontekstin e pozitës së rëndësishme të Arabisë Saudite në kontekstin arab. Në këtë drejtim Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut e vlerëson rolin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në përpjekjet për stabilizim të rajonit të Lindjes së Afërme. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski theksoi se për të gjitha çështjet e sigurisë në Evropë, si edhe në Lindjen e Afërme dhe në rajon, Maqedonia e Veriut ka të njëjtin qëndrim si BE-ja dhe i koordinon politikat e veta në suazat e BE-së dhe me vendet partnere në NATO.

Në këtë takim u fol edhe mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, ku presidenti Pendarovski uroi për EXPO 2030 që do të mbahet në Riad. EXPO 2030 siç theksoi Presidenti Pendarovski, do të jetë vlerë e shtuar në marrëdhënie midis dy vendeve mike, kurse do të ndikojë mbi ekonominë maqedonase në fusha të ndryshme si energjetika, turizmi, bujqësia dhe përpunimi i ushqimit, patundshmëritë, industria.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....