Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Samitin për Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm

18 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot mori pjesë në hapjen e Forumit politik të nivelit të lartë për zhvillim të qëndrueshëm me organizim nga Asambleja e Përgjithshme dhe mbajti fjalim në dialogun e liderëve “Zmadhimi i aktiviteteve në tranzicionet kryesore që të përshpejtohet përparimi i Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski theksoi se me mbështetje të agjencive të OKB-së dhe mbështetjen e donatorëve, arritëm përparim në përmbushjen e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe shteti përcaktoi tri obligime kryesore nacionale: investim në zhvillimin e shkathtësive për të ardhmen si parakusht për zhvillim ekonomik; zmadhim të pjesëmarrjes së burimeve të rinovushme të energjisë për mbështetje të aksionit klimatik dhe qëndrueshmërisë energjetike dhe miratim i Strategjisë zhvillimore nacionale, e cila së bashku me Kornizën për zhvillim MKD 2030 duhet t’i racionalizojë të gjitha Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm në shoqërinë maqedonase.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar shkëlqesi,

Para shtatë vjetësh i miratuam Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm si plan global për një botë më të sigurt. Prej atëherë, bota është gjithçka por jo e sigurt, sidomos për të varfrit dhe vulnerabilët. Krizat e shumëfishta e zmadhuan pabarazinë dhe varfërinë dhe e ngadalësuan tranzitën e gjelbër.

Kushtet ekstreme të motit janë më të shpeshta dhe u bënë vdekjeprurëse. Rreziqet dhe krizat e sotshme të akumuluara janë vetëm parashenjë e të ardhmes që e pret botën tonë nëse nuk i zbatojmë në kohë Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm. Vetëm me veprime të guximshme, ambicioze dhe të drejta mund të shmangim një skenar të tillë.

Maqedonia e Veriut e miratoi Kornizën për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2012-2025. Me mbështetje të agjencive të OKB-së dhe mbështetjen e donatorëve, arritëm përparim në përmbushjen e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe përcaktuam tri obligime kryesore nacionale.

Së pari, investim në zhvillimin e shkathtësive për të ardhmen si parakusht për zhvillim ekonomik. Për këtë na nevojitet arsim i përshtatur me nevojat e tregut të punës, zvogëlim i hendekut gjinor në fushat STEM dhe krijim i vendeve të punës për gjeneratën e re, digjitale.

Së dyti, zmadhim të pjesëmarrjes së burimeve të rinovushme të energjisë për mbështetje të aksionit klimatik dhe qëndrueshmërisë energjetike në përputhje me kontributet e përforcuara të përcaktuara nacionale, Strategjia nacionale për zhvillimin energjetik dhe Strategjia afatgjate për aksion klimatik.

Së treti, miratim i Strategjisë zhvillimore nacionale, e cila së bashku me Kornizën për zhvillim MKD 2030 duhet t’i racionalizojë të gjitha Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm në shoqërinë maqedonase nëpërmjet ndërtimit të konsensusit i cili i tejkalon dallimet etnike, fetare, politike dhe midis brezave.

Sundimi i mirë, sundimi i të drejtës dhe antikorrupsioni janë kryesore për këtë qëllim.

Me përmbushjen e këtyre angazhimeve do të arrijmë tri qëllime.

Së pari, do të kontribuojmë për një planet më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Së dyti, do të zbatojmë 70% të kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. E ardhmja jonë evropiane në thelb bazohet në zhvillimin e qëndrueshëm.

Së treti, do të ballafaqohemi me sfidën tonë më urgjente – shpërnguljen masive të të rinjve. Suksesi i angazhimeve tona për Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm për krijim të shoqërisë së drejtë, inkluzive dhe të qëndrueshme do të matet me përgatitjen e të rinjve tanë që ta parapërfytyrojnë të ardhmen e vet në atdheun e tyre.

Nuk duhet të lejojmë të presim kushte më të përshtatshme që të zbatojmë Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm. Dhe nuk do të presim!

Duhet ta bëjmë me patjetër – në emër të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....