Shënimi i 18-vjetorit të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

26 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot vendosi lule të freskëta pranë varrit të Presidentit Boris Trajkovski në Kopshtin e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup, me rastin e shënimit të 18-vjetorit të vdekjes së Presidentit Trajkovskit në afërsi të Mostarit, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Presidenti Pendarovski vendosi lule të freskëta edhe pranë vendpushimeve të përjetshme të anëtarëve të delegacionit që e humbën jetën: Dimka Illkova-Boshkoviq, Riste Bllazhevski, Mile Krstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Delegacion, i përbërë nga përfaqësues të Kabinetit të Presidentit, nga Kuvendi dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule të freskëta edhe pranë përmendores në vendin e fatkeqësisë në Rotimlje, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Delegacion nga Kabineti i Presidentit sot vendosi lule të freskëta dhe pranë vendpushimit të përjetshëm të Anita Krishan Llozanovska në varrezat në Veles.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....