Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin slloven të Mbrojtjes, Sharec

26 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec, i cili është për vizitë zyrtare në vend.

Në këtë takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi në suazat e misioneve të NATO-s dhe u shkëmbyen informacione në lidhje me ngjarjet aktuale dhe sfidat sigurisë në rajonin tonë. Në bisedime u theksua se të dy shtetet do të vazhdojnë të japin kontribut vetëmohues në iniciativat rajonale në interes të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtje midis dy vendeve, duke shprehur pritjen se ajo do të thellojë bashkëpunimin midis dy vendeve dhe do të hapë kapitull të ri të iniciativave dhe projekteve.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski shprehu keqardhjen për humbjet dhe dëmet e pësuar nga përmbytjet e mëdha që goditën Slloveninë, duke shtuar se edhe tani, si gjatë zjarreve në pyjet në Maqedoninë e Veriut, të dy vendet edhe një herë e dëshmuan partneritetin dhe solidaritetin e tyre të ndërsjellë. Dy bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë për ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme reciproke në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore dhe sfidat klimatike, si dhe për reagim të përbashkët në raste urgjente.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e përhershme sllovene për aderimin e vendit tonë në BE si dhe për ndihmën e përgjithshme të Sllovenisë në drejtim të zbatimit të proceseve reformuese dhe demokratizimin e vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....